Kush është Federica Mogherini – gruaja që merr drejtimin e politikës së jashtme të Bashkimit Europian?

Ministrja e Jashtme e Italisë Federica Mogherini do të jetë pasuesja në detyrë e britanikes Catherine Ashton, mandati i të cilës në krye të Politikës së Jashtmë dhe të Sigurisë në BE përfundon në muajin tetor. Sëbashku me Donald Tusk që është zgjedhur për të drejtuar Këshillin Europian, Mogherini do të jetë një prej figurave kryesore dhe vendimtare të Bashkimit Europian për 5 vitet e ardhshëm, sigurisht, nëse gjithçka shkon sipas planit. Po kush është Federica Mogherini?
Ajo është vajza e një regjizori dhe skenografi (Flavio Mogherini),e lindur në Romë në 1973. Ka studiuar Shkenca Politike në Universitetin “La Sapienza” të Romës ku u diplomua me maksimumin e votave për tezën e saj mbi raportin mes besimit e politikës në Islam. Është e martuar me Matteo Rebesanin. Ka qenë ndihmëse e Walter Veltronit, në kohën kur ky i fundit ishte kryebashkiak i Romës. Ka dy vajza Katerinën 9 vjeçe dhe Martën 4 vjeçe.
Me një aktivitet të hershëm politik, Mogherini me 21 shkurt të 2014 u emërua nga kryeministri Matteo Renzi si ministre e Jashtmë e Italisë, duke u bërë femra e tretë në historinë e vendit që mban një detyrë të tillë, pas Susanna Agnellit e Emma Boninos. Megjithatë, ajo mbetet femra më e re që mban këtë post. Nuk kanë munguar artikujt të ndryshëm gazetaresk që evidentojnë se kjo përzgjedhje vjen edhe falë numrit të konsiderueshëm të eurodeputetëve italianë në Parlamentin Europian ashtu sikurse edhe pikëpyetjet e ngritura rreth eksperiencës e moshës së saj. Megjithatë, vetë Mogherini u është përgjigjur direkt këtyre pikëpyetjeve duke thënë se:” Kam 20 vite që janë e angazhuar në politikën e jashtme të Bashkimit Europian.Jam 41 vjeçare, nuk jam e re, por mosha nuk mund të ndryshohet. Ajo që me jep siguri është se kryeministri Renzi është më i ri se unë, ministra të tjerë europianë po ashtu dhe është një gjeneratë e re e liderëve europiane që për mua është shumë pozitive”. E në fakt, edhe kryeministri Renzi ka evidentuar pas përzgjedhjes së Mogherinit se “sot një gjeneratë e re liderësh merr përgjegjësi të mëdha”. Mediat britanike si “BBC” apo “Telegraf” evidentojnë sfidat e mëdha që paraqiten për drejtuesen e re të politikës së jashtme dhe të sigurisë së Bashkimit Europian. “Telegraf” shkruan se sipas “armiqve” të saj nuk mund të kishte kohë më të papërshtatshme për të marrë këtë detyrë, pasi janë një serë krizash në botë për të cilat nuk mjafton “butësia”.
Profile që mediat britanike i kanë bërë Mogherini-t (në anglisht)
BBC: http://www.bbc.com/news/world-europe-28989875
n.k
Comments
BE ishte skeptike per
<p>BE ishte skeptike per zgjedhjen e shefes italiane per arsye se Italia ndjek nje politike shume te bute ndaj Rusise per te mos thene filoruse. Per te fituar kete post te rendesishem ne politiken e jashtme europiane u investua direkt edhe kryeministri italian Renzi i cili u detyrua te bente nje deklarate te forte kundra Rusise. Kundershtime te forta ka pasur sidomos nga ana e Polonise e cila mund te thuhet se fitoi shume, me nje gure vrau dy zogj.</p>
Add new comment