Militantizëm dhe skandale - një shkrim i “REL” për problemet në diplomacinë maqedonase. Shumë afër me diplomacinë shqiptare në këtë drejtim

“Evropa e Lirë” shkruan për situatën në trupin diplomatik të Maqedonisë duke evidentuar si problem kryesor, politizimin dhe mbushjen e saj me militantë. Për pasojë edhe skandalet janë jo të pakta, duke arritur madje edhe në nivel të vendimmarrjes politike. Kështu përmendet si gabim i madh fakti që ish-ambasadori i Maqedonisë në SHBA, Nikola Dimitrov, u transferua si ambasador në Moskë. Po kështu problem paraqet edhe 5ështja e karrierave në diplomaci, me njerëz që caktohen ambasadorë pa kaluar më parë nga detyra të tjera që vlejnë edhe si “edukim diplomatik”. “Nëse ndonjë i ri emërohet ambasador pa bërë karrierë diplomatike, është më se e qartë se në raste të caktuara ai nuk do të jetë në gjendje t`u përgjigjet sfidave diplomatike, që kërkohen nga ai”, citon “Rel” ish-diplomatin Bllagija Zashov. Problemi na sjell natyrshëm në mendje ngjashmërinë me sektorin diplomatik shqiptar dhe kjo jo përmes titujve të shtypit, por përmes vetë deklaratave të politikanëve. Mjafton të kujtohet këtu se para 2013-ës, opozita e dikurshme organizoi disa fushata për të denoncuar nepotizmin në diplomaci, duke nxjerrë me vonë një shifër sipas së cilës 42% e emërimeve në ambasada janë të paligjshme. Por çfarë është bërë deri më tani për ta rregulluar këtë situatë? Duket se thuajse asgjë, pasi ndryshimi i emrave nuk do të thotë ndryshim mentaliteti. Praktika e emërimeve mund të japë një ide për këtë: ta zëmë, përvec ambasadorit që kërkon dekret, punojësit e tjerë të ambasadave, që nga shoferët madje, janë aty si përfaqësues të partive të ndryshme, me garanci dhe kredenciale që e bëjnë vetë misionin jofunksional. Më tej akoma janë edhe pagesat e diplomatëve, fondet që vihen në dispozicion për shërbime të ndryshme që nuk i përgjigje kërkesave. Edhe rroga e një ambasadori flet vetë. P.sh këtu http://www.balkanweb.com/gazetav5/artikull.php?id=151123, jepet fakti se rroga vjetore e ambasadorit të Shqipërisë në OKB, pra në një qytet si New York është 30 441 dollarë, diku te 2500 dollarë në muaj. Një problem që kërkon jo pak vëmendje është edhe rregullimi i karrierës, pasi në jo pak raste ka ish-ambasadorë që qarkullohen me detyra specialisti duke shpërdoruar kështu një investim shtetëror. Por problemi më i madh i këtij sektori është mbyllja e tij hermetike, si domen i politikës dhe mjedis për karrierat e të afërmve të politikanëve, ose enturazhit të tyre. Faktet janë bërë publike, ndonëse ky është një përgjithësim që nuk vlen 100%.
http://www.evropaelire.org/content/article/26558067.html
s.z
Add new comment