Shuhet në moshën 88- vjeçare aktorja Liza Laska

Shuhet aktorja e njohur shqiptare, ‘Artistja e Merituar’, Liza Laska. Agjencia e lajmeve “Balkanweb” raporton se aktorja u nda jeta në moshën 88-vjecare duke lënë pas një përvojë të gjatë me filmin e teatrin.
“Kush nuk e mban mend rolin e plakës tek “Kthimi i Ushtrisë së Vdekur”, apo "Dimri i Fundit', role që e ngritën Liza Laskan në piedestalin e aktorëve më të çmuar shqiptarë” shkruan agjencia. Homazhet pritet të mbahen të hënën në teatrin “Petro Marko”, në Vlorë. Liza Laska lindi në Vlorë, më 6 shkurt të vitit 1926. Ajo ka luajtur mbi 22 role në filma të njohur shqiptarë dhe mbi 100 role në teatër.
n.k
Add new comment