Arkiv-Lajme
Raporti: Parlamenti shqiptar me dy dhoma, të krijohet Senati
Diskutimet që kanë nisur për reformën kushtetuese risjellin sërish idenë e hershme të krijimit të Kuvendit me dy dhoma. Gazeta “Panorama” publikon sot një raport të “Soros” me 19 faqe të hartuar nga konstitucionalistët Kristaq Traja, Luan Omari, Sokol Sadushi, Gent Ibrahimi, Viktor Gumi dhe Arta Vorpsi ku ndër të tjera propozohet që për forcimin e rolit të Parlamentit, të krijohet edhe Senati si dhomë e dytë.
PDK bën gati ftesat!
Partia Demokratike e Kosovës do t'u dërgojë ftesa për bisedime partive opozitare në përpjekje për të dalë nga ngërçi politik në të cilin është futur vendi. Partia e Hashim Thaçit shpreson se do të bindë bllokun paszgjedhor LDK-AAK-Nisma për një qeverisje gjithëpërfshirëse, ku rolin kryesor do ta kishte vetë PDK-ja.
Gazeta “Tribuna” shkruan se brenda javës së ardhshme kjo parti do t’i ftojë në takime liderët e partive tjera, me pretendimin se gjërat kanë ndryshuar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese.
Universitetet e mbyllura mbajnë peng studentët
Studentët të cilët janë të regjistruar në 18 universitetet private që u mbyllën me vendim qeverie kanë afat edhe nesër për të tërhequr dokumentacionin e çregjistrimit, në mënyrë që të regjistrohen në një universitet tjetër. Numri i studentëve që është prekur nga ky vendim është 5820. “Gazeta Shqiptare” evidenton sot problematikën që disa studentë, nuk po arrijnë të marrin dosjet me dokumentacionin e domosdoshëm për të bërë çregjistrimin. “Plotësimi i dosjeve duhet të kryhet pa asnjë detyrim financiar për studentët, pasi duhet të mbulohen nga universitet.
Kissinger: “Rendi botëror është në krizë. Një rend i ri mes shteteve që afirmojnë dinjitetin e njeriut dhe pjesëmarrjen, janë shpresa dhe frymëzimi ynë”
Henry Kissinger botonte dje një analizë në “Wall Street Journal”. Ajo nis me parashtrimin e dinamikave kryesore të tensionit të sotshëm në botë si Siria, Iraku, Libia, Afganistani dhe Rusia me Kinën. Për Kissinger këto janë zona ku Perëndimi po sheh përherë e më shumë të qartë se ai që është në të vërtetë në krizë, është rendi ndërkombëtar. “Koncepti i rregullit mbi të cilën bazohet epoka moderne është në krizë.
Rona Fairhead, femra e parë që do të drejtojë BBC-në
Rona Fairhead, 53 vjeçarja që ka qenë drejtuese e Financial Times Group, është emëruar kryetare e BBC Trust-bordi administrativ i BBC-së. Ajo zëvendëson Lor Patten. Fairhead është femra e parë që merr këtë detyrë që nga krijimi i BBC-së.
http://www.bbc.co.uk/news/entertainment-arts-29001401
s.z
NATO bën gati 10 mijë trupa në përgjigje të përfshirjes së Rusisë në krizën ukrainase
NATO do të krijojë një forcë prej 10 mijë trupash ushtarake nga shtatë vende të aleancës. “Financial Times”, shkruan se kjo forcë do të krijohet me kontributin e Britanisë së Madhe, Danimarkës, Letonisë, Estonisë, Lituanisë, Norvegjisë dhe Holandës. Gjithashtu edhe Kanadaja është e interesuar për t’iu bashkuar grupit, por ende nuk dihet se kur do të merret vendimi final.
Ndërron jetë albanologu i shquar Shaban Demiraj
Albanologu i shquar, profesor Shaban Demiraj ka ndërruar jetë sot, në moshën 94-vjeçare. Ai ka qenë kryetar i Akademisë së Shkencave gjatë viteve 1993-97, ndërsa për 30 vjet drejtoi katedrën e Gjuhës Shqipe.
Dixhitalizohet trashëgimia librore osmane
Gazeta “Zëri” në Kosovë shkruan se është në proces dixhitalizimi i librave të kohës osmane, çka do të shërbejë për të ruajtur dhe transmetuar këtë trashëgimi të madhe të memories historike. Projekti, që financohet nga Banka e Turqisë, përfshin edhe vende të Ballkanit si Kosovën, Bsinjen, Serbinë,Malin e Zi, Maqedoninë, Kroacinë dhe Shqipërinë.
Ligjërata kundër luftës në Siri, imami Fida: "Bëj thirrje që të mos i quani myslimanë shqiptarët që kanë shkuar të luftojnë"
Komuniteti Musliman ka udhëzuar imamët e xhamive në vend t’i kushtojnë një vëmendje të veçantë në ligjëratat e tyre, dënimit të luftës në Siri.
Teologu dhe imami i xhamisë ne Ali Dem, Elmaz Fida deklaron se rekrutimet në vendin tonë nuk bëhen në ato xhami që janë të legalizuara dhe të njohura nga komuniteti, por përmes qarqeve të tjera.
Beteja më e përgjakshme mes ISIS dhe ushtrisë siriane. Militantët e Shtetit Islamik publikojnë videon “e ekzekutimit të 250 ushtarëve”
Militantët e Shtetit Islamik kanë ekzekutuar qindra ushtarë sirianë, sipas një video pamjet e të cilës janë publikuar në YouTube, Një luftëtar i ISIS ka konfirmuar autenticitetin e videos për agjencinë e lajmeve “Reuters” duke thënë: “Po, i kemi ekzekutuar të gjithë”.
Sipas një komunikate online dhe që ka qarkulluar në Twitter nga mbështetësit e ISIS pretendohet se ekstremistët kanë ekzekutuar rreth 250 të burgosur qeveritarë të kapur afër bazës ajrore në Tabqa.