Ndërron jetë albanologu i shquar Shaban Demiraj

Postuar në 30 Gusht, 2014 12:15

Albanologu i shquar, profesor Shaban Demiraj ka ndërruar jetë sot, në moshën 94-vjeçare. Ai ka qenë kryetar i Akademisë së Shkencave gjatë viteve 1993-97, ndërsa për 30 vjet drejtoi katedrën e Gjuhës Shqipe. Është një nga shkencëtarët më në zë në vend që ka pasur një rol të madh në përshtatjen e Akademisë së Shkencave me zhvillimet e ndërrimit të sistemeve politike në vend. “Në nderim të jetës,veprës dhe figurës së akademikut Shaban Demiraj (1920-2014), do të organizohen homazhe në sallën “Aleks BUDA” në Akademinë e Shkencave të Shqipërisë më datën 31 gusht 2014 nga ora 111:00-12:00″, njofton Akademia e Shkencave. Pas homazheve do të zhvillohet ceremonia e përcjelljes në oborrin e Akademisë së Shkencave. Më pas do të vijohet me ceremoninë mortore në varrezat e Sharrës në Tiranë. Demiraj shkroi mjaft vepra, por monografia e tij “Gramatikë Historike e Gjuhës Shqipe” e vitit 1986, është një nga veprat më kontribuese në lëmin e historisë së shqipes. S.S

Comments

Submitted by Plaku Xhuxhumaku (not verified) on

<p>Ndjese paste! Qe ka qene albanolog i shquar nuk mund ta ve ne dyshim. Sa i takon reformimit te Akademise se Shkencave, nuk e reformoi profesori (per kete mos ia futni kot dhe pse gjithmone duhet egzagjeruar me dicka mbasi vdes dikush?). Eshte e vertete qe qe Kryetar i Akademise ne ato vite, por ndershmerisht, nuk bente gje tjeter vecse ia fuste gjumit ne zyre dhe kur i dilte gjumi nderronte baterite e asaj gjese qe mbante ne vesh per te degjuar me mire. Reformimin e bene te tjere.</p><p>Nuk kam per qellim te denigroj askend, aq me pak profesorin, por sic thoshte edhe Aristoteli &nbsp;&quot;<i style="color: rgb(37, 37, 37); font-family: sans-serif; line-height: 22.399999618530273px;">Amicus Plato, sed magis amica veritas&quot;.</i></p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.