Beteja më e përgjakshme mes ISIS dhe ushtrisë siriane. Militantët e Shtetit Islamik publikojnë videon “e ekzekutimit të 250 ushtarëve”

Postuar në 30 Gusht, 2014 09:48

Militantët e Shtetit Islamik kanë ekzekutuar qindra ushtarë sirianë, sipas një video pamjet e të cilës janë publikuar në YouTube, Një luftëtar i ISIS ka konfirmuar autenticitetin e videos për agjencinë e lajmeve “Reuters” duke thënë: “Po, i kemi ekzekutuar të gjithë”.

Sipas një komunikate online dhe që ka qarkulluar në Twitter nga mbështetësit e ISIS pretendohet se ekstremistët kanë ekzekutuar rreth 250 të burgosur qeveritarë të kapur afër bazës ajrore në Tabqa.

Obstervatori sirian për të Drejtat e Njeriut thotë se ushtarët u kapën kur po përpiqeshin të largoheshin nga baza ajrore. Ata thonë se numri i të vdekurve është 120.

ISIS, një degë radikale e Al Kaedës, ka marrë kontrollin e bazës ajrore Tabqa të shtunën pas disa ditësh luftë me ushtrinë. Kjo është një nga betejat më gjakatare nga dy krahët.

Raportohet se 346 luftëtarë të ISIS dhe më shumë se 170 nga forca siriane të sigurisë u vranë gjatë betejës. Në bazë ishin stacionuar 1 400 njerëz, ku 700 thuhet se kanë mundur të largohen.

S.S

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.