Universitetet e mbyllura mbajnë peng studentët

Postuar në 31 Gusht, 2014 00:47

Studentët të cilët janë të regjistruar në 18 universitetet private që u mbyllën me vendim qeverie kanë afat edhe nesër për të tërhequr dokumentacionin e çregjistrimit, në mënyrë që të regjistrohen në një universitet tjetër. Numri i studentëve që është prekur nga ky vendim është 5820. “Gazeta Shqiptare” evidenton sot problematikën që disa studentë, nuk po arrijnë të marrin dosjet me dokumentacionin e domosdoshëm për të bërë çregjistrimin. “Plotësimi i dosjeve duhet të kryhet pa asnjë detyrim financiar për studentët, pasi duhet të mbulohen nga universitet. Por janë me dhjetëra studentë, të cilët nuk kanë mundur t'i plotësojnë dosjet, edhe pse janë në dy ditët e fundit të afateve të përcaktuara në vendimin e Këshillit të Ministrave, shkak për këtë është bërë mungesa e numrit të matrikullimit, i cili është një ndër elementet që duhet të ketë dokumenti i çregjistrimit” shkruan gazeta.

Për më shumë: http://www.balkanweb.com/shqiperi/2685/universitetet-e-mbyllura-mbajne-peng-studentet-208560.html

n.k

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.