Arkiv-Lajme
Konferenca e Berlinit, interesi strategjik gjerman dhe i BE-së ndaj Ballkanit që po “mbahet” në Europë
Benjamin Pargan shkruan në një koment për “Deutsche Welle” se konferenca e Berlinit, që mblodhi bashkë drejtuesit e qeverive të vendeve të Ballkanit Perëndimor, ka realizuar disa synime: së pari është synimi për stabilitet dhe kjo sigurohet më mirë duke I dhënë një tjetër impuls perspektivës europiane. “Vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të kenë një perspektivë të qartë evropiane dhe me plan të saktë kohor. Kjo nuk duhet të degradojë në një perspektivë fiktive, e cila të serviret rregullisht me gjysmë zëri si një gjest simbolik.
Kosovë, këshilltarët e Veriut, protesta kundër EULEX
Këshilltarët e 4 komunave të veriut të Kosovës kanë vendosur organizimin e protestave paqësore kundër EULEX. Vendimi u mor sot në një seancë të jazhtëzakonshme të përfaqësyesve të komunës së MItvovicës, Zveçanit, Leposaviçit dhe Zubin Potokut. Sipas këshilltarëve komunalë të këtyre komunave situata dhe siguria publike në veri të Kosovës vazhdon të jetë e paqëndrueshme. Nisur nga kjo situate përfaqësuesit e këtyre komune, kanë konstatuar se veprimet e EULEX janë në kundërshtim me mandatin e tij dhe me qëllimet e bashkësisë ndërkombëtare.
Prokuroria urdhëron ndalimin e 7 personave të tjerë për skandalin e vjedhjes në Bankën e Shqipërisë
Prokuroria ka urdhëruar ndalimin e 7 punonjësve të tjerë të Bankës së Shqipërisë, të cilët merreshin me inventarizimin e kartëmonedhave në Thesar. Gentian Jahja, lindur në 1970; Ilir Dedja, lindur në 1954; Emiljano Lamçe, lindur në 1982; Mehdi Marku, lindur në 1970; Bahri Allushi, lindur në 1954; Mehdi Molla, lindur në 1950 dhe Fatbardha Gurthi, lindur në 1961, janë personat për të cilët është dhënë urdhri për ndalimin. Arsyet e këtij veprimit të Prorkurisë janë se “në raportet e tyre nuk kanë konstatuar asnjë mangësi në arkën “stok” dhe në arkën “në veprim”.
ILDKPKI gjobit Fatos Klosin
Fatos Klosi, Kryetar i Agjensisë Kombëtare Bërthamore është kallëzuar penalisht nga Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave. Pak ditë më parë kallëzim u bë dhe për Auron Taren.
ILDKPKI ka vijuar punën për rakordimin e subjekteve deklarues në të gjitha institucionet publike, në nivel qëndror dhe lokal në vendin tonë.
Serbia, eksportuesi kryesor në Kosovë. Shqipëria në vend të gjashtë, ndërsa për eksportet e Kosovës, qëndron në vend të dytë pas Italisë
Ndonëse problemet politike mbeten të hapura, sërish mes Kosovës dhe Serbisë fluksi tregtar është i pacenuar. Kështu sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës, vendin e parë në imprte e zë Serbia me 13.5%, Gjermania në vend të dytë, Turqia në vend të tretë, Italia në vend të katërt, Kina në vend të pestë, Shqipëria në vend të gjashtë me 5.1%, vetëm 0.2% më shumë se Greqia që zë 4.9%. Në listën e importuesve bie në sy pesha e vogël e Shqipërisë, por edhe mungesae Maqedonissë.
Përfaqësuesi i ri i FMN-së në Tiranë: “Vjedhja në BSH, incident i rëndë. U takon autoriteteve shqiptare të trajtojnë çështjen në zbatim të ligjit”
Revista “Monitor” i ka marrë një intervistë përfaqësuesit të ri të përhershëm të FMN-së në Tiranë, Jens Reinke, i cili ndër të tjera ka folur edhe për skandalin e vjedhjes në Bankën e Shqipërisë. “Ky është një incident i rëndë. Ne jemi informuar se Banka e Shqipërisë dhe agjenci të tjera vendase janë duke marrë masa për t’i shkuar deri në fund zbulimit të asaj që ka ndodhur. Është e rëndësishme që të lejohet që hetimet aktuale të bëjnë punën e tyre.
Rama: "Korrupsioni në drejtësi, kancer që duhet luftuar me kimioterapi dhe jo me aspirina"
Kryeministri, Edi Rama do të kthehet nga Berlini me një mesazh të qartë: reformë të thellë në drejtësi. Në një intervistë për A1 Report, ai shprehet se, nuk do të ketë asnjë tolerancë në këtë reformë pasi nuk kemi të bëjmë me një grup por kancer që luftohet me kimioterapi dhe jo me aspirina.
Vuçiç pret takim serioz me Ramën: Shqipëria është treg ideal për Serbinë
Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiç duke folur nga Berlini për takimin me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama në Beograd, që është parashikuar të zhvillohet më 22 tetor, ka deklaruar se mes tyre do të diskutohen“çështje serioze”.
“Do të jemi mikpritës të mirë. Do të diskutojmë çështje serioze dhe mendoj se kjo është një mundësi e madhe për kompanitë serbe. Është një mundësi për eksportet, sepse Shqipëria është një treg ideal për Serbinë”, tha Vuçiç, raporton "InSerbia".
Ekzekutimi i 42-vjeçarit Isuf Brahimaj, raportohet se ai kishte qenë në shënjestër të Julian Sinanajt
Mediat shkruajnë se 42-vjeçari, Isuf Brahimaj, i ekzekutuar dje në Vlorë,ka pasur një të shkuar problematike, ku është dënuar në Itali dhe Belgjikë.
Eksplozivi ishte vendosur tek motori dhe dyshohet se është aktivizuar përmes telekomandimit dhe moskoordinimi i kohës ka bërë që ajo të shpërthejë në momentin kur Brahimaj sapo kishte dalë nga automjeti.
Ai kishte rreth një muaj që ishte kthyer nga Holanda. Brahimaj i mbijetoi një atentati të mëparshëm. Gjithashtu dhe vëllai i tij, ka qenë pjesë e sulmeve vdekjeprurëse.
Komisioni i Ligjeve rrëzon dekretet e Nishanit, opozita bojkoton Kuvendin
Konferenca e Kryetarëve ka miratuar sot kalendarin 3-javor të punimeve të Kuvendit, ku përfshihet dhe votimi për 5 dekretet e presidentit për rishqyrtimin e ligjeve të miratuar në Kuvend.
Krahas kësaj, Komisioni i Ligjeve ka rrëzuar dekretin e presidentit, Bujar Nishani, për KLD-në dhe po merr në shqyrtim 4 dekretet e tjera. Kryetari i Komisionit, Fatimr Xhafaj u shpreh se përfaqësuesit e presidencës nuk kanë ardhur në mbledhje të komisionit, pavarësisht se ata janë lajmëruar.