Prokuroria urdhëron ndalimin e 7 personave të tjerë për skandalin e vjedhjes në Bankën e Shqipërisë

Prokuroria ka urdhëruar ndalimin e 7 punonjësve të tjerë të Bankës së Shqipërisë, të cilët merreshin me inventarizimin e kartëmonedhave në Thesar. Gentian Jahja, lindur në 1970; Ilir Dedja, lindur në 1954; Emiljano Lamçe, lindur në 1982; Mehdi Marku, lindur në 1970; Bahri Allushi, lindur në 1954; Mehdi Molla, lindur në 1950 dhe Fatbardha Gurthi, lindur në 1961, janë personat për të cilët është dhënë urdhri për ndalimin. Arsyet e këtij veprimit të Prorkurisë janë se “në raportet e tyre nuk kanë konstatuar asnjë mangësi në arkën “stok” dhe në arkën “në veprim”. 6 prej personave janë ndaluar, ndërsa një tjetër akoma jo.
http://www.oranews.tv/vendi/vjedhja-e-713-mln-lekeve-nga-bsh-shoqerohen-...
s.z

Add new comment