Ekzekutimi i 42-vjeçarit Isuf Brahimaj, raportohet se ai kishte qenë në shënjestër të Julian Sinanajt

Mediat shkruajnë se 42-vjeçari, Isuf Brahimaj, i ekzekutuar dje në Vlorë,ka pasur një të shkuar problematike, ku është dënuar në Itali dhe Belgjikë.
Eksplozivi ishte vendosur tek motori dhe dyshohet se është aktivizuar përmes telekomandimit dhe moskoordinimi i kohës ka bërë që ajo të shpërthejë në momentin kur Brahimaj sapo kishte dalë nga automjeti.
Ai kishte rreth një muaj që ishte kthyer nga Holanda. Brahimaj i mbijetoi një atentati të mëparshëm. Gjithashtu dhe vëllai i tij, ka qenë pjesë e sulmeve vdekjeprurëse.
Vëllai i viktimës së atentatit të djeshëm ka qenë të paktën në dy raste në shënjestrën e Julian Sinanajt, i akuzuar nga policia si vrasës me pagesë, pjesë e një grupi kriminal që operonte në qytetin e Vlorës.
Sinanaj akuzohet se ka vendosur tritol në motorin dhe automjetin në pronësi të 31-vjeçarit Ermal Brahimaj, ngjarje të ndodhura në gusht dhe tetor të vitit të shkuar në qytetin e Vlorës.
Isuf Brahimaj ishte dënuar me burg për trafik droge në Belgjikë. Gjykata e Anversës e ka dënuar dënoi me katër vite burg dhe 8250 euro gjobë tre shqiptarë sepse kishin asistuar në importimin e 23 kile drogë nga Amerika Latine nëpërmjet portit të Anversës. Veç këtij rasti mësohet se Brahimaj ka vuajtur në Itali edhe një dënim prej 8 vitesh burg.
S.S

Add new comment