Kosovë, këshilltarët e Veriut, protesta kundër EULEX

Postuar në 29 Gusht, 2014 12:49

Këshilltarët e  4 komunave të veriut të Kosovës  kanë vendosur organizimin e protestave paqësore kundër EULEX. Vendimi u mor sot në një seancë të jazhtëzakonshme të përfaqësyesve të komunës së MItvovicës, Zveçanit, Leposaviçit dhe Zubin Potokut.  Sipas këshilltarëve komunalë të këtyre komunave situata dhe siguria publike në veri të Kosovës vazhdon të jetë e paqëndrueshme. Nisur nga kjo situate përfaqësuesit e këtyre komune, kanë konstatuar se veprimet e EULEX janë në kundërshtim me mandatin e tij dhe me qëllimet e bashkësisë ndërkombëtare. Këshiltarët komunalë ranë dakord se në muajt e fundit me aktivitetin e tij EULEX ka humbur mbështetjen e atyre të cilët duhet të mbrojë. Në takimin e mbajtur sot në Zveçan, munguan këshilltarët shqiptarë. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.