Rama: "Korrupsioni në drejtësi, kancer që duhet luftuar me kimioterapi dhe jo me aspirina"

Postuar në 29 Gusht, 2014 07:02

Kryeministri, Edi Rama do të kthehet nga Berlini me një mesazh të qartë: reformë të thellë në drejtësi. Në një intervistë për A1 Report, ai shprehet se, nuk do të ketë asnjë tolerancë në këtë reformë pasi nuk kemi të bëjmë me një grup por kancer që luftohet me kimioterapi dhe jo me aspirina.

“Pa asnjë dyshim reforma në drejtësi është një domosdoshmëri për të rritur besueshmërinë e vendit dhe për të forcuar bashkëpunimin me Gjermaninë dhe gjithë BE-në. Reforma në drejtësi do të jetë e thellë dhe do të zhvillohet mbi bazën e vetëdijes se kemi të bëjmë me një kancer jo me një grip dhe kanceri luftohet me kimioterapi dhe jo aspirina. Kush mendon të kundërtën na vjen keq po nuk kemi kohë për të humbur dhe nuk kemi mundësi ta dëgjojmë”, thekson Rama.

Rama flet për vizitën e tij në Serbi më 22 tetor dhe për faktin se sa do të jetë i gatshëm kryeministri të diskutojë me homologun e tij serb çështjet e mbetura pezull mes shqiptarëve dhe serbëve.

"Kosova është shtet më vete dhe për vete. Në këtë pikë nuk kemi fare çfarë të diskutojmë, sepse është një proces që nuk ka kthim pas dhe e dyta nuk është absolutisht e nevojshme të ndërhyjë Shqipëria. Sa i përket gjithë pjesëve të tjera, sigurisht ne do të diskutojmë për shqiptarët, për minoritetet e për çdo gjë”, u shpreh Rama.

http://www.shqiptarja.com/home/1/rama-luftojm--kancerin-n--d...

S.S

Comments

Submitted by Hera e trete... (not verified) on

Hera e Trete (ne kohet moderne) qe Albania ndodhet perbri Alemania-s!

Sw pari Lartesia e Tij, Ahmet Zogu i Pare:E desh por nuk e pa te udhes, nuk e refuzoi por me delikatese, e shmangu nje koalicion me Adolf Hitlerin.

Se dyti, Gjermanine e mundi Enveri dhe "Populli" i kwndoi: “Por s’e di Gjerman mavria/ urdhwrin qw dha Enveri!”;

Pastaj Gjermanine pothuaj e arriti Berisha, do ta kishte kaluar, por ndodhi 23 Qershori...!

Dhe erdhi I Gjati: Pritet qw Rama tw bwhet Violinw e parw e Orkestres se Engjwllit Merkel nw Ballkanet!

Le te shpresojme...qe humori e shakate e tij te kuptohen...ne Tirane!

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.