Komisioni i Ligjeve rrëzon dekretet e Nishanit, opozita bojkoton Kuvendin

Postuar në 29 Gusht, 2014 04:25

Konferenca e Kryetarëve ka miratuar sot kalendarin 3-javor të punimeve të Kuvendit, ku përfshihet dhe votimi për 5 dekretet e presidentit për rishqyrtimin e ligjeve të miratuar në Kuvend.

Krahas kësaj, Komisioni i Ligjeve ka rrëzuar dekretin e presidentit, Bujar Nishani, për KLD-në dhe po merr në shqyrtim 4 dekretet e tjera. Kryetari i Komisionit, Fatimr Xhafaj u shpreh se përfaqësuesit e presidencës nuk kanë ardhur në mbledhje të komisionit, pavarësisht se ata janë lajmëruar.

Ashtu si në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve dhe në mbledhjen e Komisionit të Ligjeve kanë munguar përfaqësuesit e opozitës.

Kuvendi do të zhvilloi seancën e parë të sesionit të ri të punimeve ditën e hënë në orën 17:00. Ky sesion i ri parlamentar, do të ketë në fokus reformën në drejtësi.

Ndërkohë kreu i grupit të PD-së, Edi Paloka e ka cilësuar mbledhjen e komisionit të ligjeve në kundërshtim me Kushtetutën dhe Rregulloren e Parlamentit.

“Ashtu siç parashikohet në Kushtetutë dhe në Rregulloren e Parlamentit, punimet e Kuvendit, pra edhe të komisioneve, duhet të fillojnë të hënën e parë të shtatorit, më datë 1, dhe nuk mund të nisin të premten e fundit të gushtit”, është shprehur Paloka.

Nga ana tjetër, përfaqësuesit e maxhorancës kujtojnë se edhe më parë ka pasur precedentë të ngjashëm kur Parlamenti është mbledhur më herët. Rasti më i fundit, sipas shumicës, është ai i mbledhjes së Kuvendit një javë para afatit më janar 2013, kur u zgjodh edhe kryeinspektorja e re e Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive.

S.S

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.