Arkiv-Lajme
Kievi zyrtar kërkon ndihmë nga NATO. Kërcënimi rus rikthehet si temë në Perëndim. Diskutohet deri në çështjen e pavarësisë së Skocisë
Kriza në Ukrainë vijon të mbajë të angazhuara energjitë kryesore të Perëndimit në raport me Rusinë dhe me Lindjen europiane. Kështu sot raportohet se janë parë edhe tanke të hyra nga Rusia në lindje të vendit. Kjo konfirmon deri diku parashikimin e drejtuesve kryesorë të NATO-s, se 20 mijë trupat e përqendruara në kufirin ruso-ukrainas, bashkë me arsenalin ushtarak përkatës, janë një masë që shërben për të mbajtur të tensionuar rajonet ku veprojnë separatistët dhe në rastin më të keq edhe për të ndërhyrë direkt.
Kosovë, politika në sulm edhe ndaj vendimit të Gjykatës Kushtetuese. Krasniqi: “Është antikushtetues dhe i korruptuar”
Vendimi i fundit i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, e cila nuk njohu seancën e parë plenare të Parlamentit të Kosovës dhe zgjedhjen e Isa Mustafës kryetar, ka provokuar kundërshtime dhe ka lënë të pakënaqur shumëkënd. Madje aq sa të sulmohet direkt vendimi i saj, duke e karakterizuar si antikushtetues dhe me prapavijë politike. Jakup Krasniqi, ish-kryetar i Kuvendit, shprehet madje se për vetë natyrën antikushtetuese të tij, vendimi nuk është as edhe profesional. “Së parti vendimi është politik, së dyti është i korruptuar, së treti është diktues me nota detyruese për deputetët.
ISIS tashmë numëron 100 mijë ushtarë nën flamurin e Kalifatit
ISIS, organizata islamike që ka shpallur si objektiv krijmin e një Kalifati Islamik me territore në Irak, Siri dhe në Jordani duket se është traqnsformuar në një ushtri të vërtetë. “Ansa” thotë se numri i militantëve që luftojnë nën flamurin e ISIS ka shkaur në 100 mijë dhe për këtë i refeërohet Hisham al Hashimit, “një prej ekspertëve më të mirë të ekstremizmit iraken”. Sipas tij shtimi i rekrutëve i dedikohet fitoreve në fushën e betejës dhe duhet thënë që mediat dhe politika perëndimore po i bën organizatës një legjendim të paprecedentë.
Konferenca e Berlinit, ministri i Jashtëm austriak Kurtz: "Një moment i rëndësishëm në zgjerimin e BE-së drejt Ballkanit"
Ministri i Jashtëm i Austrisë ka përcjellë disa qëndrime lidhur me konferencën e nesërme të Berlinit, të cilën e ka cilësuar si kthesë zgjerimin e BE-së drejtt Ballkanit. Sebastian Kurtz ka folur për agjencinë serbe të lajmeve “Tanjug” përmes të cilës ka përcjellë mendimin se “pa Ballkanin, BE-ja nuk mund të quhet e plotë”. Për këtë Kurtz i është referuar përvojës së viteve ’90, që si mesazh kryesor kanë atë se mohimi i Ballkanit, herët ose vonë çon në pasoja negative për të gjthë.
BSH mban të pandryshuar normën e interesit. Vjedhja, Fullani në konferencën për shtyp: “Unë, më i interesuari nga të gjithë që skandali të zbardhet”
Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë ka zhvilluar sot mbledhjen e vet mujore ku është vendosur që norma e interesit të mos ndryshojë. Me këtë rast, Guvernatori Ardian Fullani ka dalë në një konferencë për shtyp, përmes të cilës ka shpjeguar arsyet e vendimit të të marrë, ka nënvizuar klimën e mirë në vend, uljen e deficitit buxhetor, ka vlerësuar përmirësimin e administrimit tatimor, peshën pozitive të zbatimit të paketës së re fiskale. Thënë ndryshe, punët e ekonomisë për Fullanin po shkojnë mirë dhe për këtë meritë ka sidomos qeveria.
Jep dorëheqjen kreu i INUK-ut, Zyhdi Dajti
Zyhdi Dajti, kryeinspektori i Inspektoriatit Ndërtimor Urbanistik ka dhënë dorëheqjen. “Balkanweb” njofton se në vend të tij është emëruar Dallëndyshe Bicie, drejtoreshë Juridike e INUK. Dajti drejtonte Inspektoriatin prej 11 muajsh dhe deri më tani ai nuk ka dhënë një sqarim publik për vendimin e tij.
http://www.balkanweb.com/kryesore/1/jep-doreheqjen-kryeinspektori-i-inuk...
s.z
Vrasja e A.Santos, Didi: “Të interesuar ta zbardhim...Mund të hapë pista për të parë grupet kriminale që...lidhen me sistemin bankar...”
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë Artan Didi është prononcuar sot për “VizionPlus” lidhur me hetimet për vrasjen e bankierit Artan Santo. Didi shpjeegon se zbardhja e vrasjes ka rëndësi, pasi mund të hedhë dritë mbi veprimtarinë e grupeve kriminale dhe lidhjen e tyre me sistemin bankar në Shqipëri.
Kosova është kusht i anëtarësimit të Serbisë në BE. Kjo deklarohet nga një deputet gjerman, një ditë para konferencës së Berlinit
Kushti që Serbia të njohë Kosovën, në mënyrë që të anëtarësohet plotësisht në BE, duket se është real dhe i shtohet listës së kritereve që Beogradi zyrtar do të duhet të përmbushë në arritjen e objektivit të tij. “Kushdo që të qeverisë në Beograd pas pesë e gjashtë vjetësh, do të vihet para të pashmangshmes se anëtarësimi në BE është i mundur vetëm me njohjen e Kosovës”, ka deklaruar deputeti gjerman i SDP-së, Ditmar Nitan. Deklarata vjen një ditë patra konferencës së Berlinit, ku Serbia do të paraqitet ndër të tjera krahas Kosovës.
Operacioni “Dukagjini”, asgjësohen 100 mijë rrënjë kanabis
Operacioni i policisë për evidentimin dhe asgjesimin e parcelave të mbjella me kanabis në zonën e Dukagjinit vijon në ditën e shtatë të tij. Forcat e policisë janë përqëndruar në fshatin Prekal si edhe në disa fshatra të komunes Temal. Sipas njoftimit zyrtar të policisë bëhet e ditur se në këtë operacion janë angazhuar rreth145 efektivë. Per shkak se veprimet e policisë po zhvillohen në zona me terren malor, për të shtuar sigurinë janë përfshirë edhe dy grupe të repartit special RENEA.
Kina prezanton brenda vitit sistemin e vet operativ. Për dy vjet parashikohet zëvendësimi i sistemeve aktuale, Google dhe Microsoft
Kina ka bërë të ditur se ka ndërmend, dhe ka nisur punën madje, për të ndërtuar sistemin e vet operativ, të cilin do ta prezantojë në muajit tetor të këtij viti. “Xinhua”, agjencia shtetërore e lajmeve shkruan se përgjimëet e SHBA dhe monopoli i Microsoftit, kanë çuar në idenë e “shkëputjes” së Kinës nga kjo varësi dhe me këtë rast sistemi i ri operativ për PC do të jetë gati në tetor. Sipas Xinhua-së, zëvendësimi i sistemit operativ brenda Kinës do të ndodhë dy vjet.