Konferenca e Berlinit, ministri i Jashtëm austriak Kurtz: "Një moment i rëndësishëm në zgjerimin e BE-së drejt Ballkanit"

Ministri i Jashtëm i Austrisë ka përcjellë disa qëndrime lidhur me konferencën e nesërme të Berlinit, të cilën e ka cilësuar si kthesë zgjerimin e BE-së drejtt Ballkanit. Sebastian Kurtz ka folur për agjencinë serbe të lajmeve “Tanjug” përmes të cilës ka përcjellë mendimin se “pa Ballkanin, BE-ja nuk mund të quhet e plotë”. Për këtë Kurtz i është referuar përvojës së viteve ’90, që si mesazh kryesor kanë atë se mohimi i Ballkanit, herët ose vonë çon në pasoja negative për të gjthë. Vetë Kurtz do të jetë prezent në Konferencë, bashkë me kryeministrin Ëerner Faymann dhe ministrin e Ekonomisë Reinhold Mitterlehner. Po kështu në konferencë do të jenë të pranishëm edhe Presidenti i Komisionit Europian, Jose Manuel Barroso, komisioneri për Zgjerimin, Stefan Fuele dhe komisioneri për Energjinë, Guenther Oettinger. Po kështu parashikohet të marrin pjesë edhe zyrtarë të lartë nga Kroacia, Sllovenia dhe Franca, një listë ku bie padyshim në sy mungesa e Italisë. Ky dimension i konferencës, jo vetëm pohon atë që thotë Kurtz, por flet edhe për një rol të ri politikës gjermane, më saktë, pse jo faktorit gjermanik, në politikën ndaj Ballkanit.
http://tanjug.rs/news/142622/berlin-conference-is-important-for-eu-enlar...
s.z
Add new comment