ISIS tashmë numëron 100 mijë ushtarë nën flamurin e Kalifatit

Postuar në 27 Gusht, 2014 12:09

ISIS, organizata islamike që ka shpallur si objektiv krijmin e një Kalifati Islamik me territore në Irak, Siri dhe në Jordani duket se është traqnsformuar në një ushtri të vërtetë. “Ansa” thotë se numri i militantëve që luftojnë nën flamurin e ISIS ka shkaur në 100 mijë dhe për këtë i refeërohet Hisham al Hashimit, “një prej ekspertëve më të mirë të ekstremizmit iraken”. Sipas tij shtimi i rekrutëve i dedikohet fitoreve në fushën e betejës dhe duhet thënë që mediat dhe politika perëndimore po i bën organizatës një legjendim të paprecedentë. Kështu dy ditë më parë, zyrtarët më të lartë të Pentagonit do të deklaronin se “nuk kemi hasur një gjë të tillë  më parë”, apo se “ISIS nuk ka ngjashmëir me Al Kaedën”, pasi “ai ndjek taktikë dhe bazohet në organizimin e një ushtrie profesioniste”. Të gjitha deklarata që shkojnë paralel me diplomacinë e pritjes, ndonëse aktualisht një moment pozitiv është fituar në dukje: së pari është armëpushimi i palimituar në kohë në Gaza, pra mbyllja e përkohshme e një fronti dhe gatishmëria e Sirisë për të bashkëpunuar për goditjen e ISIS.

http://www.ansa.it/sito/notizie/mondo/europa/2014/08/27/iraq-ormai-100.0...

s.z 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.