Vrasja e A.Santos, Didi: “Të interesuar ta zbardhim...Mund të hapë pista për të parë grupet kriminale që...lidhen me sistemin bankar...”

Postuar në 27 Gusht, 2014 08:33

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë Artan Didi është prononcuar sot për “VizionPlus” lidhur me hetimet për vrasjen e bankierit Artan Santo. Didi shpjeegon se zbardhja e vrasjes ka rëndësi, pasi mund të hedhë dritë mbi veprimtarinë e grupeve kriminale dhe lidhjen e tyre me sistemin bankar në Shqipëri. “Ne jemi të interesuar që ta zbardhim këtë ngjarje, sepse kjo ngjarje nuk na ndihmon për të zbuluar thjesht autorët, por edhe motivet, apo mund të na hapë edhe pista të tjera që krijojnë mundësi edhe për të parë se çfarë grupesh kriminale veprojnë dhe që lidhen me sistemin bankar, apo sistemin financiar.  Polica ka disa pista dhe është duke punuar me prokuroirnë”, ka thënë ai. Është një pistë që nëse realisht do të konfirmohet nga faktet dhe nga hetimi, mund të japë një tjetër panoramë për depërtimin e krimit në Shqipëri.

http://vizionplus.al/santo-dy-muaj-pa-autor/

s.z

Comments

Submitted by Bard (not verified) on

<p>cfare panorame doni te shihni, ketu mafia eshte ne kupolen e shtetit. Hajt nashi, mos beni edhe ju sikur s&#39;dini gje.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.