BSH mban të pandryshuar normën e interesit. Vjedhja, Fullani në konferencën për shtyp: “Unë, më i interesuari nga të gjithë që skandali të zbardhet”

Postuar në 27 Gusht, 2014 10:04

Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë ka zhvilluar sot mbledhjen e vet mujore ku është vendosur që norma e interesit të mos ndryshojë. Me këtë rast, Guvernatori Ardian Fullani ka dalë në një konferencë për shtyp, përmes të cilës ka shpjeguar arsyet e vendimit të të marrë, ka nënvizuar klimën e mirë në vend, uljen e deficitit buxhetor, ka vlerësuar përmirësimin e administrimit tatimor, peshën pozitive të zbatimit të paketës së re fiskale. Thënë ndryshe, punët e ekonomisë për Fullanin po shkojnë mirë dhe për këtë meritë ka sidomos qeveria. Nisur nga interesimi i madh, ai u është përgjigjur edhe pyetjeve që kanë qenë të përqendruara në çështjen e vjedhjes së parave në Departametin e Emisionit. Kanë qenë 3 pyetje, pak për shkak të kohës së kufizuar, siç ka paralajëmruar përfaqësuesja e zyrës së shtypit të Guvernatorit. Po japim më poshtë përgjigjet.

Për pyetjen që lidhet me spekullimin se në BSH janë vjedhur më shumë sesa është deklaruar, Fullani tha:

Sa i përket pyetjes s parë, konfirmoj deklarimin e mëparshëm që shuma e munguar e parasë letër është 713 milionë. Do të ketë edhe një kotnroll tjetër nga KLSH-ja dhe ne njëkohësisht po punojmë me partnerët tanë për të sjellë asistencën më të plotë që të garantojmë që të gjitha masat që ne do të marrim, që të sigurojmë perfeksion të kuadrin rregullativ, që situata të tilla mos të ndodhin më. Nga ana tjetër, BSh është e impenjuar plotësisht në marrjen e masave për një garantim të tregut me likuiditetin e domosdoshëm, për garantimin e tregut në paramterat normalë dhe natyrisht që ky rast i rëndë, i shkëputur, kjo vjedhje, e vlerësuar me një vëmendje maksimale nga BSH, do të ndiqet hap pas hapi me të gjitha masat, me ndihmën e institucioneve të brendshme dhe ndërkombëtare që të mos ndodhin më.

Për pretendimet e deputetit Erjon Braçe:

BSH është një institucion jo vetëm i pavarur, por në radhë të parë i përgjegjshëm, llogaridhënës dhe transparent. Komunkon në nivelet më larta të përgjegjshmërisë dhe të etikës dhe garantojmë se informacioni i dhënë për kryetarin e Komisionit Parlamentar të Ekonomisë, është në përputhje me të gjithë kuadrin ligjor dhe rregullativ. Ju garantojmë që përgjegjshmëria, llogaridhënia dhe transparenca janë në nivelet më të larta.  Dua të rikonfirmoj edhe njëherë se BSH, që në momentet e para kur bëri kalllëzimin, me një vëmendje dhe përkushtim të natyrshëm për një bankë qendore,  të të gjithë personelit të saj,  bashkëpunoi që në orët e para, por kryesisht me organet e hetimit...N.q.s është dikush që është më i interesuar se të gjithë, për ta zbardhur këtë cështje dhe për të marrë masat që të mos përsëritet më kjo ngjarje, kjo është BSH dhe unë personalisht. Është një ngjarje e rëndë dhe na ka goditur, por ju garantoj se përgjegjshmëria është shumë e madhe. Do të vazhdohjmë të bashkëpunojmë ditë e natë dhe këtë po bëjmë në mënyrë që kjo çështje të zbardhet sa më mirë dhe sa më shpejt.

Për ndryshimin e rregullores:

Rishkimi i rregullave dhe rregulloreve është një çështje në vazhdim në çdo institucion. Numërohen dhjetëra raste të bankave qendrore ku ndodhin vjedhje nga personeli. Në të gjitha këto, puna e parë që bëhet pas sqarimit të çështjes, është revizionimi i të gjitha akteve që të garanntohet që këto ngjarje nuk do të ndodhin. Është kusht i domosodoshëm për të rritur në radhë të parë efiçencën e të gjitha akteve rregullative, për të garantuar publikun që këto nuk do të ndodhin më.

Comments

Submitted by Ani FULL (not verified) on

O Fullo !

Amon me qafsh, mund te me ndihmosh duke e ulur me 0.5 pike perqindje interesin bankar se kom nje kredi ? (Po duhet ta detyrosh edhe Banken ta uli)

Muajin tjeter se per kete muaj vate, fajin e kom vete qe nuk te thashe me perpara konferences tende te shtypit.

Edhe dicka Fullo. Mos e ca trapin nese te heqin nga Guvernator. Hap nje banke private dhe perseri per inat te horrave caktoja pagen vehtes 10.000 Euro ne muaj.

He cun Tirone, prej atyre te verteti, JEPI VEHTES.

ps.

Me fal edhe nje pyetje Fullo: Pse i thua psh 0.5 pike perqindje e nuk i thua 0.5 perqind ?Apo ketu dallohen cunat Tirones ?

Ehhhhh , Sa i trashe paskem qene qe su bera hajdut edhe une

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.