Kosova është kusht i anëtarësimit të Serbisë në BE. Kjo deklarohet nga një deputet gjerman, një ditë para konferencës së Berlinit

Kushti që Serbia të njohë Kosovën, në mënyrë që të anëtarësohet plotësisht në BE, duket se është real dhe i shtohet listës së kritereve që Beogradi zyrtar do të duhet të përmbushë në arritjen e objektivit të tij. “Kushdo që të qeverisë në Beograd pas pesë e gjashtë vjetësh, do të vihet para të pashmangshmes se anëtarësimi në BE është i mundur vetëm me njohjen e Kosovës”, ka deklaruar deputeti gjerman i SDP-së, Ditmar Nitan. Deklarata vjen një ditë patra konferencës së Berlinit, ku Serbia do të paraqitet ndër të tjera krahas Kosovës. Është ky një ndër aktet e shumta që dëshmojnë se realiteti tanimë është pranuar si i tillë, por ai do të duhet të përmbyllet edhe në planin formal. Për Serbinë do të duhet ndërhyrje në Kushtetutë që të njohë Kosovën si shtet. Në çdo rast mbetet një sfidë e largët, pasi BE-ja ka bërë të ditur se zgjerimi do të ndërpritet për pesë vitet në vazhdim. Gjithsesi ky pozicion flet më mirë për qëndrimin e qartë të Gjermanisë në lidhje me hartën e Ballkanit.
http://koha.net/?id=27&l=23191
s.z
Add new comment