Arkiv-Lajme

“Shansi gjerman” i 1984-ës, Maks Shtraus: “U kërkuan 200 mld marka dëmshpërblim. U ofruan 100 milionë në vit”. Një përshtypje edhe për Aleks Budën

Postuar në 24 Gusht, 2014 17:04

Maks Shtraus, djali i Franc Jozef Shtrausit, që është i njohur mirë në Shqipëri tashmë, ka dhënë sot një intervistë për “Ora-News”. Ai është pyetur gjerësisht për vizitën e parë të Shtrausit në Shqipëri, ku ka qenë edhe vetë, bashkë me drejtuesin e Mercedesit. Mund të veçohen dy momente: Së pari, vlerësimi i Maks Shtrausit, ose përshtypjet e tij më mirë, për Aleks Budën që do t’i shoqëronte ata gjatë vizitës në Shqipëri. “Profesor Aleks Buda nuk ishte vetëm një shoqëruesi ynë. Ishte një mik i mirë i Enver Hoxhës, 100% marksist i pastër, mendimtar i shkëlqyer.

Situatë e vështirë nga zjarri në një pallat në Tiranë. 11 persona dërgohen në spital si pasojë e asfiksimit nga tymi

Postuar në 24 Gusht, 2014 16:34

Një situatë e vështirë dhe e rrezikshme për jetën e banorëve është krijuar sot në mbrëmje në një pallat 7 katësh në Tiranë që ndodhet në rrugën “Bardhok Biba”, pas hotel “Tirana”. Kjo pasi një zjarr i rënë në bodrumin e tij është zgjeruar duke përfshirë të gjitha katet. Zjarri ka rënë fillimisht në një makinë dhe është përhapur nëpërmjet ashensorit. 11 persona kjanë dërguar në spital dhe nuk paraqesin rrezik për jetën. Ndërkohë banorët janë evakuuar nga pallati.

Celulari “dekonspiron” të rinjtë që qëlluan mbi policinë në Lazarat, arrestohen pas videos

Postuar në 24 Gusht, 2014 13:41

Edhe pse kanë kaluar javë që nga operacioni disaditor në Lazarat, ende vijon arrestimi i personave që kanë kundërshtuar policinë me armë. Një i ri ka rënë në prangat e policisë ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim, pasi është mësuar se kanë qëlluar me armë forcat policore ndërsa zhvillohej operacioni.

Biblioteka Kombëtare e Kosovës, në mesin e ndërtesave më të shëmtuara në botë?

Postuar në 24 Gusht, 2014 12:03

E përditshmja britanike, “The Independent” ka përpiluar një listë të top 10 ndërtesave më të shëmtuara në botë. Dhe, për habinë e tyre, shumica prej këtyre ndërtesave janë në Britani, kryesisht në Londër. Mirëpo, në mesin e këtyre ndërtesave më të shëmtuara në botë, hyn sërish edhe ndërtesa e Bibliotekës Kombëtare të Kosovës, e cila edhe më herët ishte cilësuar si një prej objekteve më të shëmtuara në botë. Kësaj radhe, ajo është pozicionuar në vendin e katërt, e pasuar nga Universiteti Mbretëror i Londrës.

Misioni i FMN-së javën e ardhshme vjen në Tiranë

Postuar në 24 Gusht, 2014 09:07

Misioni i Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) mbërrin në Tiranë javën e ardhshme për të kryer vizitën e rregullt në çdo 3-mujor. Ky mision do të vlerësojë përmbushjen e objektivave dhe performancën e qeverisë shqiptare. Kjo vizitë, sipas Agjencisë Telegrafike Shqiptare, kryhet në bazë të marrëveshjes së huasë prej 295 milionë SDR, që FMN ka nënshkruar me qeverinë shqiptare në muajin shkurt.

"New York Times": Gjuha shqipe, në mesin e tri gjuhëve më të vjetra të botës

Postuar në 24 Gusht, 2014 07:41

Gjuha shqipe renditet si një ndër tre gjuhet më të vjetra në botë. Ky fakt publikohet nga prestigjiozja amerikane, “New York Times”.  Sipas gazetës ndër gjuhët më të vjetra në botë është armenishtja, e dyta greqishtja e më pas vjen shqipja, prej nga e rrjedhin shumë gjuhë të tjera.

Artikulli original: http://www.nytimes.com/interactive/2012/08/24/science/0824-origins.html?smid=fb-share&_r=2&

n.k

 

Dukagjin, aksioni në ditën e katërt

Postuar në 24 Gusht, 2014 06:01

Operacioni antidrogë i Policisë së Shtetit në Shkodër, i përqendruar kryesisht në zonën e Dukagjinit, ka hyrë në ditën e katërt e po vijon me intensitet.  Gjatë së dielës është raportuar për asgjesimin nga policia të 2300 rrënjëve bimë kanabis sativa, të cilat janë gjetur në 8 parcela të mbjellura në fshatrat Pog, Xhan, Kasnec dhe Kir. Gjatë këtij operacioni janë angazhuar 140 forca policore dhe 13 automjete.

Për më shumë: http://top-channel.tv/artikull.php?id=283202

n.k

Kledi Kadiu refuzon kovën me akull mbi kokë dhe bën një “Ice Bucket Challenge” shembullore

Postuar në 24 Gusht, 2014 04:46

Kohët e fundit kemi parë me dhjetëra personazhe publike nga arti e politika të hedhin kova me akull mbi kokë (shpeshherë edhe me ujë) që sfidojnë “homologë” të tyre të bëjnë të njëjtin veprim. Ky veprim lidhet me një kauzë për mbledhje fondesh, në mbështetje e një organizate amerikane jo fitimprurëse për të luftuar sklerozën laterale amiotrofike (SLA) që godet të rinj. Shumë personazhe kanë publikuar video duke i hedhur vetes herë kova me akull e herë kova me ujë, por shumë pak prej tyre kanë dhënë detaje nëse kanë derdhur edhe kontribut financiar apo jo.

Denoncuesja e skandalit të Sarandës fillon punë si recepsioniste. Këtë herë, me ndërmjetësimin e zyrës shtetërore të punësimit

Postuar në 24 Gusht, 2014 04:10

Elvira Gega, personazhi që denoncoi skandalin e ndodhur me një pjestar të stafit të zyrës së deputetit Kokëdhima në Sarandë tashmë ka filluar një punë të re. Sërish bëhet fjalë për një ndërmjetësim përmes një zyre, por këtë herë përmes asaj shtetërore. Gazeta “Panorama” shkruan se nëna e 4 fëmijëve që denoncoi sekretarin socialist që i kërkonte favore seksuale me të bijën në këmbim të një vendi pune, tashmë ka filluar punë si recepsioniste në një hotel në Sarandë.

“Express”: Ja çfarë ju pret në kufirin Kosovë-Shqipëri (Foto)

Postuar në 24 Gusht, 2014 03:39

Përveç kolonave të gjata për të shkuar në Shqipëri, qytetarët e Kosovës po përballen edhe me rrugët që janë në gjendje të mjerueshme në atë pjesë. Një qytetare ka dërguar disa fotografi në adresën e gazetës “Express”, duke shprehur revoltën e saj me rrugët e mjerueshme në kufirin Kosovë-Shqipëri.  “Ja disa foto që të nevrikosin të cilat gjenden veç pak metra afër kufirit Kosovë -Shqipëri në Vërmicë. Kush duhet të kujdeset për këtë rrugë”, ka shkruar ajo.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme