Misioni i FMN-së javën e ardhshme vjen në Tiranë

Postuar në 24 Gusht, 2014 09:07

Misioni i Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) mbërrin në Tiranë javën e ardhshme për të kryer vizitën e rregullt në çdo 3-mujor. Ky mision do të vlerësojë përmbushjen e objektivave dhe performancën e qeverisë shqiptare. Kjo vizitë, sipas Agjencisë Telegrafike Shqiptare, kryhet në bazë të marrëveshjes së huasë prej 295 milionë SDR, që FMN ka nënshkruar me qeverinë shqiptare në muajin shkurt.

Skeduli i programit të disbursimit të kredisë parashikon datën 15 shtator, si kohë për disbursimin e transhit të tretë të huasë prej 23.55 milionë SDR. Misioni i FMN-së pritet të dalë në një konferencë për shtyp në fund të vizitës, në 8 shtator.

n.k

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.