“Shansi gjerman” i 1984-ës, Maks Shtraus: “U kërkuan 200 mld marka dëmshpërblim. U ofruan 100 milionë në vit”. Një përshtypje edhe për Aleks Budën

Postuar në 24 Gusht, 2014 17:04

Maks Shtraus, djali i Franc Jozef Shtrausit, që është i njohur mirë në Shqipëri tashmë, ka dhënë sot një intervistë për “Ora-News”. Ai është pyetur gjerësisht për vizitën e parë të Shtrausit në Shqipëri, ku ka qenë edhe vetë, bashkë me drejtuesin e Mercedesit. Mund të veçohen dy momente: Së pari, vlerësimi i Maks Shtrausit, ose përshtypjet e tij më mirë, për Aleks Budën që do t’i shoqëronte ata gjatë vizitës në Shqipëri. “Profesor Aleks Buda nuk ishte vetëm një shoqëruesi ynë. Ishte një mik i mirë i Enver Hoxhës, 100% marksist i pastër, mendimtar i shkëlqyer. E fliste gjermanishten në mënyrë perfekte. Vetëm kur mësoje se nuk ishte gjerman, mund të kuptoje se gjermanishtja nuk ishte gjuha mëmë e tij. Mbresëlënëse ishte gjithashtu nga sasia e fjalëve, ai dinte fjalë të komplikuara, struktura fjalish të komplikuara, ishte e qartë se ishte intelektual, thotë Maks Shtraus për historianin shqiptar, me të cilin patën gjithësesi një fërkim gjatë qëndrimit në Gjirokastër. Së dyti është oferta e Shtrausit për Shqipërinë, që shtë thurrur gati në kufijtë e një legjende dhe kërkesat e palës shqiptare. Oferta e Shtrausit u bë në takimin me Manush Myftiun, që mbante asokohe detyrën e zv.kryeministrit, por ishte edhe anëtar i Byrosë Politike. “Në atë bisedë, Myftiu na prezantoi me kërkesën e 200 miliardëve markave për riparimin dhe kompensimin nga dëmtimet e Luftës se Dytë Botërore. Në atë kohë vlenin sa150 miliardë dollarë. Ishte një shifër e madhe, e paimagjinueshme dhe im atë mendoj, se në këtë pikë dha përgjigjen më agresive. “Jam shumë i sigurtë se Gjermania do të mbijetonjë edhe për 100 vitet e ardhshme pa Shqipërinë, por nuk e di nëse Shqipëria do të mbijetonjë në ato kushte pa Gjermaninë...Ky ishte fundi i bisedës. Pas kësaj vizite, partia e babait tim, përmes ministrit të Bashkëpunimit Ekonomik, mundësoi dhënien e një ndihme me interes zero dhe pa kufizim kohor në shumën prej prej 100 milionë marka në vit...Mendoj se në atë kohë ishte rreth 60-70 milionë dollarë në vit, por ajo ishte një kohë kur rroga e një inxhinieri ishte 8 dollarë në muaj”, shprehet Maks Shtraus. Pseja e kësaj “jo-je” nga shqiptarët që këmbëngulnin për dëmshpërblimet, për Maks Shtrausin do kërkuar te siguria për pushtet. “Kjo ishte elita komuniste rreth Enver Hoxhës dhe e dinte saktësisht se një ofertë e tillë do të trondiste të ardhmen e tyre në pushtet”, thotë ai.

Lidhur me aktualitetin e marrëdhënieve gjermano-shqiptare dhe ngritjen e këtyre në një nivel të ri, Shtraus zbulon një interes ekonomik të palës gjermane për të investuar në energjinë e rinovueshme. Dhe më tej del hapur me një qëndrim kur vjen puna ndaj propagandës së qeverisë s shkuar për investime në sektorin e energiisë: “Një pyetje për ju. Keni parë ndonjë hidrocentral të përfunduar? Unë kam parë vetëm liçenca, nuk kam parë stacione… Nuk mund të gjejnë financime në treg. Është e thjeshtë. Ideja e energjisë nëpërmjet burimeve hidrike është e kushtueshme”, thotë ai ndër të tjera.

http://www.oranews.tv/vendi/ekskluzive-flet-djali-i-ish-kancelarit-gjerm...

s.z

Comments

Submitted by XY (not verified) on

Gjithsesi, rroga e nje inxhinieri ne ate kohe nuk ka qene 8 por 80 dollare, ose sa nje biciklete kineze.

Submitted by raimond vlonjati (not verified) on

Nejse , ato hidrocentralet na mbajne edhe sot, keshtu qe me hidrocentralet e kishte mire Enveri

Por profesor Buda e paska pataksur gjermanin me nivelin e tij te larte intelektual--Ishte i shkelqyer profesori -Na ka nderuar me intelektin e tij siperor --'Ndjese paste Profesro A.Buda !

Submitted by Plaku Xhuxhumaku (not verified) on

Tamam o Mondo, se hidrocentralet per here te pare ne Bote i zbuloi Enveri dhe i ndertoi Enveri. Meqe ra fjala ty te shkon mendja se po te mos kishte qene Enveri, shqiptaret do te kishin vdekur nga uria? Eshte e kunderta, per shkak te Enverit shqiptaret e gjore desh vdiqen nga uria, po do vdisnin lumtur ama me nga nje poç me drite tek koka ne vend te qiriut edhe me nje shuk bar ne goje.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.