Biblioteka Kombëtare e Kosovës, në mesin e ndërtesave më të shëmtuara në botë?

Postuar në 24 Gusht, 2014 12:03

E përditshmja britanike, “The Independent” ka përpiluar një listë të top 10 ndërtesave më të shëmtuara në botë. Dhe, për habinë e tyre, shumica prej këtyre ndërtesave janë në Britani, kryesisht në Londër. Mirëpo, në mesin e këtyre ndërtesave më të shëmtuara në botë, hyn sërish edhe ndërtesa e Bibliotekës Kombëtare të Kosovës, e cila edhe më herët ishte cilësuar si një prej objekteve më të shëmtuara në botë. Kësaj radhe, ajo është pozicionuar në vendin e katërt, e pasuar nga Universiteti Mbretëror i Londrës. Ndryshe, BKUK në Prishtinë është vepër e arkitektit kroat Andrija Mutnjakoviq dhe ka filluar së punuari në vitin 1982. Është e frymëzuar nga hojet e bletëve. Në vijim ju sjellim top-10 ndërtesat më të shëmtuara në botë sipas “The Independent”:

1. Stacioni i autobusëve Preston në Britani

2. Pallati Mbretëror i Britanisë (Buckingham Palace)

3. Kompleksi “South Bank Centre”, Londër

4. Biblioteka Kombëtare e Kosovës (Joseph Willits nuk ishte i sigurt se në cilën kategori ta nominonte këtë: në kategorinë “E mrekullueshme” apo “E tmerrshme”)

5. Universiteti Mbretëror i Londrës

6. Biblioteka Historike “Seeley”, Cambridge

7. Universiteti i York Central Hall

8. Kensington Town Hall

9. Ndërtesa e vjetër qeveritare, tani Ministria e Drejtësisë në Francë

10. Ndërtesa e re qeveritare, Londër

/express/
 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.