Arkiv-Lajme

Festivali i Sarajevës, bie shpresa për filmin kosovar “Tri dritare dhe një varje”. Fiton filmi i regjisorit turk Erol Mintaş

Postuar në 23 Gusht, 2014 19:59

U fol shumë në media për mundësinë që filmi kosovar “Tri dritare dhe një varje” ishte favorit për të fituar çmimin “Zemra e Sarajevës” në festivalin e Filmit Ndërkombëtar në kryeqytetin boshnjak. Mirëpo duket se kjo shpresë nuk është përmbushur, pasi çmimin e ka marrë filmi “Song of my mother” i regjisorit Erol Mintaş. Për më tepër filmi kosovar nuk është vlerësuar në këtë festival me ndonjë çmim tjetër.  Në festival u prezantuan 247 filma nga 60 vende të ndryshme.

Moda e kovës me akull e “vip-ave” shqiptarë; humoristi kosovar Bajrami "kujton": “Vendet e tjera janë mbrapa. Ne jemi larë që shpejt me kovë”

Postuar në 23 Gusht, 2014 15:56

Duket se sfida e kovës me akull, nuk është se po ngjit shumë në Shqipëri, përderisa po kalohet më tepër si biçim gallate vere. Aq më tepër që edhe politikanët që gjetën rastin të dalin njëherë në televizor përtej kullaros, e lënë stafetën solidarizuese për sëmundjen për të cilën edhe është krijuar kjo “garë” buzagas, dhe me idenë “për t’ia ngecur njëherë ndonjë kolegu”. Si për t’i vënë kapak të gjithë kësaj historie që mbërriti në Shqipëri shumë shpejt, humoristi kosovar Vedat Bajrami ka kujtuar se kjo e të larit me kovë është histori shumë e vjetër në anët tona.

Merkel për konferencën e 28 gushtit: “Menduam të shikojmë nga e ardhmja në këtë përvjetor të LIB-së”

Postuar në 23 Gusht, 2014 14:09

Kancelarja gjermane Angela Merkel ka shpjeguar gjatë një biseden me politologun Konelius Adebar, arsyet e organizimit të konferencës së 28 gushtit me kryeministrat, ministrat e Jashtëm dhe ata të Ekonomisë së rajonit të Ballkanit. “Ne kemi menduar se çfarë të bëjmë me rastin e me rastin e 100-vjetorit të fillimit të Luftës së Parë Botërore. Mos të shikojmë vetëm në të kaluarën dhe si mund të drejtohemi ka e ardhmja.

Ipeshkvi Don Lush Gjergji: Ekstremizmi fetar, pasojë e shthurjes së islamit tradicional shumëshekullor

Postuar në 23 Gusht, 2014 11:29

Zëvendësi i Ipeshkvit të Kosovës, Don Lush Gjergji, ka thënë se absurdi më i madh që po ndodh sot në botë është se vrasja e njeriut bëhet në emër të Zotit. Në një intervistë të dhënë për gazetën “Ekpress” ia ka thënë se ekstremizmi fetar islamik po ndodh për shkak të shthurjes së islamit tradicional shumëshekullor.

Berisha: Vendimi për planet zhvillimore antikushtetues, qeverisja vendore duhet ta pengojë

Postuar në 23 Gusht, 2014 11:05

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka reaguar në rrjetet sociale për vendimin e Këshillit Kombëtar të Territorit. Më një koment dhe shpjegim të gjatë, Berisha e ka konsideruar antikushtetues vendimin e këtij këshilli për bllokimin e planeve zhvillimore në gjithë vendin deri në 2015-ën. Sipas ish-Kryeministrit me këtë vendim shkelet Karta Evropiane e Autonomisë Lokale, Kushtetuta, vendimet të Gjykatës Kushtetuese dhe ligji për Urbanistikën.

Afrim Krasniqi: Opozita gabimisht mendon se politika bëhet përmes Facebook-ut

Postuar në 23 Gusht, 2014 10:14

Afrim Krasniqi, në një intervistë për gazetën “Shekulli thotë se Partia Demokratike duhet të nisë të marrë rolin e saj si opozitë. Ai e cilëson vendimin e PD-së për të bojkotuar parlamentin si vetëshkatërruese.

“Ide të tilla qarkullojnë kur ka krizë idesh dhe krizë identiteti. Opozita ka nevojë të mbarojë punë me veten, të bëjë Kuvend, kryesi, staf drejtues dhe të nisë të ushtrojë funksionin opozitar alternativ në parlament dhe në jetën publike”, shprehet analisti.

Të hënën nis marrja në pyetje e Fullanit dhe anëtarëve të Këshillit të Mbikëqyrjes

Postuar në 23 Gusht, 2014 09:25

Drejtuesit më të lartë të Bankës së Shqipërisë do të paraqiten në Prokurorinë e Tiranës duke nisur nga dita e hënën.

Anëtarët e Këshillit të Mbikëqyrjes dhe guvernatorit Ardian Fullani do të jenë të detyruar që të rreshtojnë këtë kërkesë për marrjen në pyetje nga prokuroria, pasi në të kundër ata do të shoqërohen me detyrim.

Marrja në pyetje e tyre bëhet në bazë të nenit 312 të Kodit të procedurës Penale, i cili në pikën 2 të tij ka të parashikuar se, në rast mosparaqitje, prokurori mund të urdhërojë edhe shoqërimin e detyrueshëm.

S.S

A është vrarë Lavdrim Muhaxheri?

Postuar në 23 Gusht, 2014 09:03

Lajmi për vrasjen e Lavdrim Muhaxherit u tha se nuk është i vërtetë, por disa foto të publikuara nga medie arabe, duket se po dëshmojnë të kundërtën.

Ato kanë publikuar disa fotografi, me pikëpyetjen nëse trupi që dergjet i pajetë është i Muhaxherit.

Lajmi për vdekjen e shqiptarit nga Kosova që po lufton në Siri për krijimin e Shtetit Islam është përgënjeshtruar disa herë nga ISIS. Sipas tyre, Muhaxheri është plagosur, por u ka mbijetuar plagëve.

S.S

Bregu: Mazhoranca të votojë këtë sesion parlamentar ligjin e lustracionit

Postuar në 23 Gusht, 2014 08:44

Deputetja demokrate, Majlinda Bregu, ka bërë thirrje për mazhorancën që të votojë ligjin për lustracionin. Bregu e ka bërë këtë thirrje në faqen e saj në “Facebook”, në Ditën Evropiane të Përkujtimit të Viktimave të Komunizmit dhe Nazizmit.

Noka: Nalton Jacaj u kap me 200 kg heroinë, Rama i beson Drejtorinë e Lojërave të Fatit

Postuar në 23 Gusht, 2014 07:55

Deputetit i Partisë Demokratike, Flamur Noka ka deklaruar se njerëz të përfshirë në trafik ndërkombëtar droge, janë më të preferuarit për vendet dhe postet kyçe në administrate. Me këtë deklaratë ka dalë sot nga selia e PD ish-Ministri i Brendshëm, Flamur Noka. Ai ka akuzuar kryeministrin Rama për inkriminim të administratës.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme