Berisha: Vendimi për planet zhvillimore antikushtetues, qeverisja vendore duhet ta pengojë

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka reaguar në rrjetet sociale për vendimin e Këshillit Kombëtar të Territorit. Më një koment dhe shpjegim të gjatë, Berisha e ka konsideruar antikushtetues vendimin e këtij këshilli për bllokimin e planeve zhvillimore në gjithë vendin deri në 2015-ën. Sipas ish-Kryeministrit me këtë vendim shkelet Karta Evropiane e Autonomisë Lokale, Kushtetuta, vendimet të Gjykatës Kushtetuese dhe ligji për Urbanistikën.
“Një vendim i tillë nuk ka ekzistuar as në ditët më të zeza të diktaturës. Vendimi antikushtetues i Ramës ndalon zhvillimin, iu pret kafshatën e gojës dhjetëra mijëra familjeve dhe rivendos 20%-shin e tij! Dy ditë më parë, piktori dështak deklaroi në konferencën e shtypit se “ndërtimi ka rënë dhe kjo është diçka e mirë, duhet të bjerë se po rriten sektor të tjerë”!? Ai me këtë deklaratë faktoi injorancën e tij totale, faktoi se ai nuk mund të dijë se ndërtimi, pa përjashtim në çdo vend në zhvillim, është motori i zhvillimit, gjenerator kryesor i punësimit dhe se rënia e tij shënon rënien në kolaps të ekonomisë”, shkruan Berisha.
Ish-Kryeministri thekson se mbi këtë koncept idiotesk, Rama vendosi dje t’i japë goditjen e mëshirës sektorit më kryesor të ekonomisë së vendit. Gjithashtu ai ka theksuar se Rama kërkon që çdo ndërtim të marrë lejen nga zyra e tij me autorizim direkt nga ai. Berisha i ka bërë thirrje të gjithë drejtuesve vendorë që të pengojnë këtë vendim dhe të zbatojnë kushtetutën.
“Ky vendim skizoid dëshmon dhe një herë se për Edvin Kristaq Ramën në këtë vend nuk ekziston Karta Evropiane e Autonomisë Lokale, të cilën e ka firmosur Shqipëria, nuk ekziston Kushtetuta e vendit, që në nenin 108 dhe 113 të saj, në përputhje me Kartën Evropiane të Autonomisë Lokale njeh dhe përcakton autoritetet vendore si përgjegjëse për administrimin dhe vetëqeverisjen e territorit te tyre, nuk ekziston Gjykata Kushtetuese dhe disa vendime të saj, madje edhe të para tre muajve, që ndalojnë qeverinë qendrore të marre kompetencat e qeverive vendore.”. S.S
Comments
HAHAHAA... SA IRONI! SHIKONI
<p>HAHAHAA...</p><p>SA IRONI!</p><p>SHIKONI KUSH FLET PER AUTONOMINE VENDORE. SHIKONI KUSH BEN MORAL!</p><p>SI NUK DEL DIKUSH TI BEJE DERMAN ME NJE 313 KETIJ RRUFJANI</p>
Add new comment