Merkel për konferencën e 28 gushtit: “Menduam të shikojmë nga e ardhmja në këtë përvjetor të LIB-së”

Kancelarja gjermane Angela Merkel ka shpjeguar gjatë një biseden me politologun Konelius Adebar, arsyet e organizimit të konferencës së 28 gushtit me kryeministrat, ministrat e Jashtëm dhe ata të Ekonomisë së rajonit të Ballkanit. “Ne kemi menduar se çfarë të bëjmë me rastin e me rastin e 100-vjetorit të fillimit të Luftës së Parë Botërore. Mos të shikojmë vetëm në të kaluarën dhe si mund të drejtohemi ka e ardhmja. Qeveria gjermane ka ardhur te ideja që t’i ftojë të gjitha shtetet e rajonit në mënyrë që të tregojë që sot më nuk ekzistojnë përleshje, edhe pse ende janë disa konflikte të vogla, por në përgjithësi ekziston unitet. Kjo, sipas mendimit tim, është e mundshme, sepse të gjitha vendet e kanë perspektivën evropiane. Të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor iu kemi premtuar perspektivë evropiane dhe qëndrojmë pas kësaj. Korniza kohore ndërmjet anëtarësimit të Sllovenisë dhe Kroacisë nuk duhet të jetë kurrfarë matësi për anëtarësimin e vendeve tjera, por kjo varet nga secili shtet se kur mund të na bashkohet”, ka thënë Merkel. Në vlerësimin e saj përparimi i vendeve të Ballkanit Perëndimor është i vogël dhe për këtë arsye marrja e përgjegjësive të reja prej secilit prej tyre është e parakohshme. “Nuk duhet vendet që para kohe t’i marrin disa detyra në duart e veta. Edhe nëse ekziston përparim në atë rajon, ai po zhvillohet me hapa të vegjël”, ka thënë ajo.
http://www.indeksonline.net/?FaqeID=2&LajmID=112569
s.z
Add new comment