Ipeshkvi Don Lush Gjergji: Ekstremizmi fetar, pasojë e shthurjes së islamit tradicional shumëshekullor

Postuar në 23 Gusht, 2014 11:29

Zëvendësi i Ipeshkvit të Kosovës, Don Lush Gjergji, ka thënë se absurdi më i madh që po ndodh sot në botë është se vrasja e njeriut bëhet në emër të Zotit. Në një intervistë të dhënë për gazetën “Ekpress” ia ka thënë se ekstremizmi fetar islamik po ndodh për shkak të shthurjes së islamit tradicional shumëshekullor.

“Të vritet njeriu është krim. Krimi i krimeve është të vritet njeriu në emër të Zotit. Dhe, absurdi më i madh që ndodh sot është pikërisht ky. Shumë njerëz thirren në fe e bëjnë krimin e krimeve dhe vrasin të tjerët që nuk mendojnë, nuk flasin apo nuk dëshirojnë të jetojnë sikur ata. Në këtë, në mënyrë parimore, çdo bashkësi fetare dhe çdo njeri që beson në Zotin, duhet të besoj edhe në njeriun, dhe duhet ta dënoj dhe ta luftoj me mjetet që ke... Për mua është një shenjë pozitive që së fundmi, pas një gjumi pesëmbëdhjetëvjeçar, jemi zgjuar dhe kemi parë diçka.”, ka thënë Don Lush Gjergji.

Ndërsa për mosnjohjen e shtetit të Kosovës nga Vatikani, Don Lush Gjergji ka shpejguar: "Politika e jashtme e Kosovës ka dështuar, sepse Vatikani e ka caktuar Delegatin Apostolik për Kosovë, që është Nunci Apostolik me Seli në Lubjanë. Ai ka qenë dy herë në Kosovë dhe ka takuar të gjithë udhëheqësit institucional, duke filluar prej Presidentes, Kryeministrin, Kryetarin e Parlamentit. Kosova s’ka bërë asnjë hap që të emërojë dikë në këtë këndvështrim apo drejtim. Pastaj, një lëshim tjetër jashtëzakonisht i madh është mungesa e ligjit mbi bashkësitë fetare. Qe një vit e gjysmë – dy i kanë premtuar edhe Vatikanit, edhe ne. Ne i kemi dhënë vërejtjet dhe propozimet dhe asgjë s’ka ndodhur. Prandaj, janë disa çështja të hapura dhe të mangëta.”.

 

http://www.gazetaexpress.com/intervista/interviste-me-don-lu...

S.S

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.