Afrim Krasniqi: Opozita gabimisht mendon se politika bëhet përmes Facebook-ut

Postuar në 23 Gusht, 2014 10:14

Afrim Krasniqi, në një intervistë për gazetën “Shekulli thotë se Partia Demokratike duhet të nisë të marrë rolin e saj si opozitë. Ai e cilëson vendimin e PD-së për të bojkotuar parlamentin si vetëshkatërruese.

“Ide të tilla qarkullojnë kur ka krizë idesh dhe krizë identiteti. Opozita ka nevojë të mbarojë punë me veten, të bëjë Kuvend, kryesi, staf drejtues dhe të nisë të ushtrojë funksionin opozitar alternativ në parlament dhe në jetën publike”, shprehet analisti.

Sipas Krasniqit, PD “nuk ka ende forcë, vizion, ide dhe energji të reformohet”. “Ajo bojkoton parlamentin për incidentet e radhës dhe harron se p.sh, ka harxhuar tri nga tetë vitet në opozitë në investimin dhe sulmin denigrues ndaj bojkotit të parlamentit”, thotë ai.

“Opozita ka rol dhe përgjegjësi të bëhet alternativë e besueshme dhe efektive. Zakonisht opozitat mund të jenë refuzuese, siç është tradita shqiptare, ose konsuktive, me ide dhe projekte paralele alternative, siç do duhet të jetë. Tek ne opozita gabimisht mendon se politika bëhet përmes FB dhe kufizohet në disa konferenca shtypi”, përfundon Krasniqi.

http://www.shekulli.com.al/web/p.php?id=54044&kat=100

S.S

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.