Festivali i Sarajevës, bie shpresa për filmin kosovar “Tri dritare dhe një varje”. Fiton filmi i regjisorit turk Erol Mintaş

Postuar në 23 Gusht, 2014 19:59

U fol shumë në media për mundësinë që filmi kosovar “Tri dritare dhe një varje” ishte favorit për të fituar çmimin “Zemra e Sarajevës” në festivalin e Filmit Ndërkombëtar në kryeqytetin boshnjak. Mirëpo duket se kjo shpresë nuk është përmbushur, pasi çmimin e ka marrë filmi “Song of my mother” i regjisorit Erol Mintaş. Për më tepër filmi kosovar nuk është vlerësuar në këtë festival me ndonjë çmim tjetër.  Në festival u prezantuan 247 filma nga 60 vende të ndryshme.

http://www.aa.com.tr/en/news/378084--turkeys-erol-mintas-wins-best-film-...

s.z 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.