Të hënën nis marrja në pyetje e Fullanit dhe anëtarëve të Këshillit të Mbikëqyrjes

Drejtuesit më të lartë të Bankës së Shqipërisë do të paraqiten në Prokurorinë e Tiranës duke nisur nga dita e hënën.
Anëtarët e Këshillit të Mbikëqyrjes dhe guvernatorit Ardian Fullani do të jenë të detyruar që të rreshtojnë këtë kërkesë për marrjen në pyetje nga prokuroria, pasi në të kundër ata do të shoqërohen me detyrim.
Marrja në pyetje e tyre bëhet në bazë të nenit 312 të Kodit të procedurës Penale, i cili në pikën 2 të tij ka të parashikuar se, në rast mosparaqitje, prokurori mund të urdhërojë edhe shoqërimin e detyrueshëm.
S.S
Add new comment