Arkiv-Lajme
Përplasje fizike mes deputetëve shqiptarë në Parlamentin e Maqedonisë
Disa deputetë shqiptarë në Parlamentin e Maqedonisë janë bërë sot protagonistë të një përplasjeje fizike. Ngjarja ka ndodhur në Komisionin për Financim dhe Buxhet ku po diskutohej për propozimet e reja për rishikimin e buxhetit 2014. Deputeti i PDSH-së Orhan Ibrahimi dhe Talat Xhaferi i BDI-së kanë debatuar me njëri-tjetrin dhe pastaj ka nisur edhe përplasja.
https://www.youtube.com/watch?v=_VlJKmYpGvE
s.z
Vrasja e xhamisë, politikani zviceran nuk e përmban veten: Kemi nevojë për më shumë të tilla
Politikani i SVP-së, Jean-Luc Addor, njëherësh këshilltar i lartë në Parlamentin e Valisit, ka lëshuar një prononcim skandaloz në Twitter lidhur me vrasjen në xhaminë El-Hidaje të St.Gallen: “On en redemande!” “Wir brauchen mehr davon”: “Ne kemi nevojë për më shumë të tilla”, kishte komentuar politikani i SVP-së.
Mesazhi ironik që e kishte komentuar Addor në “Le Matin Dimanche” për ngritjen e islamit dhe emigracionit” mund të ketë pasoja ligjore për të.
Saranda2 në Velipojë: Gruaja e dhunuar nga burri shkon në polici për ndihmë, oficeri i kërkon seks!
Njëfarë “Saranda 2” ka ndodhur në një pikë tjetër bregdetare, këtë herë në Velipojë. Shefi i stacionit policor në Velipojë ëshë arrestuar sot nga SHKB, i dyshuar se se duke shpërdoruar detyrën, i kërkoi favore seksuale një shtetaseje që shkoi për të kallëzuar për dhunë bashkëshortin.
Gazeta Danas: Ftesa e Vuçiçit ka mbërritur, në shtator Edi Rama viziton Beogradin
Ka mbërritur në kabinetin e kryeministrit Edi Rama ftesa nga homologu serb, dhe në shtator Rama do vizitojë zyrtarisht Serbinë. Lajmi bëhet i ditur nga gazeta ‘Danas’ në Beograd. Ftesa e kryeministrit serb Aleksandar Vuçiç ka mbërritur në kabinetin e Kryeministrisë shqiptare dhe tashmë mbetet vetëm përcaktimi i një date fikse se kur do të kryhet vizita zyrtare. Vizita e kryeministrit Rama ishte parashikuar të zhvillohej në fillim të vitit 2014, por u shty për shkak të zgjedhjeve të jashtëzakonshme që u mbajtën në mars në Serbi.
a.k
Nishani sulmon Ramën në forumin e Alpbach-ut: Qeveria ka mungesë tolerance e konsensusi
Me një gjuhë aspak “presidenciale” ka folur kreu i shtetit Bujar Nishani në Forumin Europian Alpbach të mbajtur në Austri, duke i kushtuar një vëmendje të veçantë përplasjeve më të fundit të qeverisë me presidencën. Nishani i quajti këto përplasje “rrjedhoja të një mentaliteti të shkuar, të karakterizuar nga mungesa e tolerancës dhe e konsensusit dhe e premtimeve të ndryshme në opozitë nga ato faktet në qeverisje”. Sipas Nishani, ndryshimi i mentalitetit është sfida më e vështirë e shoqërisë shqiptare dhe e shoqërive pastotalitare në përgjithësi.
Kthesë e fortë në Siri: Asadi pro bashkëpunimit me SHBA-në për të luftuar ISIS-in
Gjithçka ka ndryshuar në harkun e dy viteve. Qeveria e Damaskut ka shprehur sot gatishmërinë për të bashkëpunuar me komunitetin ndërkombëtar, duke përfshirë këtu dhe ShBA, në luftën kundër terrorizmit në kuadër të rezolutës së OKB-së mbi ekstremistët. Ministri i Punëve të Jashtme në kabinetin e Bashar Al-Asadit, Ualid Muallem, ka deklaruar se “Siria është e gatshme të bashkëpunojë dhe të koordinohet në nivel rajonal dhe më gjerë për të luftuar kundër terrorizmit dhe mbështet gjithashtu rezolutën e Këshillit të Sigurisë së OKB me numër 2170”.
Prishtinë, nëna kërkon djalin 8 vjeç, i ati e mori fshehtaz me vete në Siri
Në nënë kosovare, Pranvera Abazi, 30 vjeçe nga Prishtina, thotë se bashkëshorti i saj, Arbeni, kur shkoi në Siri para disa javësh, mori me vete dhe pa lejen e saj djalin, Erionin.
Edhe Boko Haram shpall “shtetin e vet islamik” në Nigeri. Qeveria përgënjeshtron
Nën shembullin e ISIS, edhe grupimi militant islamik Boko Haram (ky emërtim në gjuhën Hausa do të thotë “Edukimi perëndimor është i ndaluar”) bëri të ditur se ka ngritur Shtetin Islamik në qytetet e fshatrat e pushtuara prej tyre në verilindje të Nigerisë. Sipas BBC, kreu i Boko Haram, Abubakar Shekau publikoi një video ku falenderonte luftëtarët e tij që kanë pushtuar edhe qytetin Gvoza në fillim të këtij muaji. Nuk është e qartë nëse Shekau ka premtuar besnikëri ndaj Shtetit Islamik, që kontrollon disa territore në Irak dhe Siri.
Përleshje në Stamboll pas një zënke adoleshentësh, sirianët bëhen “të padëshiruar” nga turqit
Mjaftoi sulmi ndaj një adoleshenti turk nga bashkëmoshatarë sirianë në Stamboll, që metropoli turk të kthehej në arenë përleshjesh. Policia ka ndërhyrë për të shpërndarë turmën mbrëmë, kur rreth 300 banorë të Stambollit, të armatosur me shkopinj dhe thika, sulmuan dyqanet dhe automjetet që i përkasin qytetarëve sirianë. Anëtarët e Forcave të Sigurisë janë detyruar që të përdorin gaz lotsjellës dhe ujë me presion për të shpërndarë turmën. CNN Turk raporton se janë plagosur të paktën pesë gra siriane që jetojnë në Stamboll.
BSH, shifra e vjedhur dyshohet shumëfish më e madhe. Task-Forcë për verifikimin
Ende mbetet e papërcaktuar shifra zyrtare e dëmit ekonomik shkaktuar shtetit nga vjedhja e kryer prej ish punonjësit të BSH Ardian Bitraj dhe koleges së tij Mimoza Bruzia. Njësia task forcë e cila po heton dosjen e “thesarit”, pavarësisht një raporti të Bankës pak javë më pare që thotë se paratë e vjedhura arrijnë në 713 milionë lekë, ka dyshime të arsyeshme për një tjetër shifër disa herë më e madhe se ajo e deklaruar.