Vrasja e xhamisë, politikani zviceran nuk e përmban veten: Kemi nevojë për më shumë të tilla

Politikani i SVP-së, Jean-Luc Addor, njëherësh këshilltar i lartë në Parlamentin e Valisit, ka lëshuar një prononcim skandaloz në Twitter lidhur me vrasjen në xhaminë El-Hidaje të St.Gallen: “On en redemande!” “Wir brauchen mehr davon”: “Ne kemi nevojë për më shumë të tilla”, kishte komentuar politikani i SVP-së.
Mesazhi ironik që e kishte komentuar Addor në “Le Matin Dimanche” për ngritjen e islamit dhe emigracionit” mund të ketë pasoja ligjore për të.
Fjalët e shkruara në Twitter nga deputeti i SVP/UDC-së, Jean-Luc Addor, kanë shkaktuar valë reaksionesh të zemëruara. Këto fjalë shoqëronin një artikull që tregonte vrasjen e një njeriu në një xhami në St Gallen. “Ky mesazh ishte ironik dhe nuk bëj thirrje për asgjë. Unë vetëm doja të theksoj rrjedhimin/pasojat e ngritjes së Islamit dhe të emigracionit, me që të dyjat janë të ndërlidhura”, thotë deputeti Addor në reagimin e tij. Edhe pse ai pranon që e ka shkruar tepër shpejt, prapëseprapë atij nuk i vjen keq për mendimin e tij, e as për shkurtesat e tij. Njëherësh ne dimë shumë pak rreth kësaj vrasjeje: “Unë nuk kryej hetime, por duket se elementet që kam përmendur më herët gjenden rreth vrasjes”. Dhe, si përfundim, z. Addor rikujton se: “Këto gjëra ndodhin kur këta njerëz sjellin me vete problemet e tyre te ne”.
Sipas dispozitës penale, duke bërë thirrje për diskriminim racor, ai mund të dënohet me gjobë ose me burgim deri në tre vjet.
a.k
Comments
Mua me thene te drejten
<p>Mua me thene te drejten titulli me beri lemsh, sepse "Vrasja e Xhamise" per mua tingelloi silur u vra xhamia vete, ne kuptim figurativ sigurisht, dhe ai zvicerani ne merak thoshte kemi nevoje per me shume te tilla.....dmth per me shume xhami, e kuptova une. Nejse.</p><p>Kur lexoj shkrimin marr vesh qe nuk eshte vrare xhamia, por ka ndodhur nje vrasje NE xhami, dhe zvicerani me ironi thote qe kemi nevoje per me shume te tilla, dmth me shume VRASJE, dhe jo me shume xhami.</p><p>Eh, i ziu Plak kam 65 vjet qe flas shqip dhe akoma nuk e kuptoj mire te shkreten..... apo?</p>
Add new comment