Prishtinë, nëna kërkon djalin 8 vjeç, i ati e mori fshehtaz me vete në Siri

Postuar në 25 Gusht, 2014 13:28

Në nënë kosovare, Pranvera Abazi, 30 vjeçe nga Prishtina, thotë se bashkëshorti i saj, Arbeni, kur shkoi në Siri para disa javësh, mori me vete dhe pa lejen e saj  djalin, Erionin.

Fëmija i çiftit kosovar është vetëm 8-vjeçar dhe shihet në Siri në shoqërinë e luftëtarëve të ISIS-it. Pranvera kërkon me dëshpërim që kushdo që e mban ta kthejë sa më parë në Kosovë djalin e saj të vetëm, raporton KTV. Arbeni ka shkuar atje për të luftuar krah ISIS-it. Nëna e tij është tmerruar kur ka parë sot fotot e para që prej largimit të dhunshëm të djalit. Ai shihet me të tjerë fëmijë dhe me luftëtarë të rritur, me gishtin lart – shenjë që Zoti është një – dhe me flamurin e ISIS-it. Gruaja pohon se bashkëshorti i kishte thënë se po shkonin për disa ditë në Rugovë. Në gjithë këto javë, Pranvera ka folur vetëm një herë me Erionin në telefon, transmeton Koha.net. Si Erioni besohet se ka edhe të tjerë fëmijë kosovarë në Siri, e që me gjasë atje kanë shkuar familjarisht.

a.k

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.