Saranda2 në Velipojë: Gruaja e dhunuar nga burri shkon në polici për ndihmë, oficeri i kërkon seks!

Postuar në 26 Gusht, 2014 03:49

Njëfarë “Saranda 2” ka ndodhur në një pikë tjetër bregdetare, këtë herë në Velipojë. Shefi i stacionit policor në Velipojë ëshë arrestuar sot nga SHKB, i dyshuar se se duke shpërdoruar detyrën, i kërkoi favore seksuale një shtetaseje që shkoi për të kallëzuar për dhunë bashkëshortin.

Dyshohet se punonjësi i policisë Ernest Paluku, duke shfrytëzuar detyrën e tij funksionale, ka kërkuar favore seksuale nga shtetësja R.M, e cila ishte paraqitur për të bërë një kallzim për dhunë dhe keqtrajtim nga bashkëshorti i saj. Nga hetimet e deritanishme, rezulton se punonjësi i policisë Paluku, pas paraqitjes së shtetases R.M, për të bërë denoncim, i ka kërkuar asaj favore seksuale jashtë dëshirës së saj, duke I premtuar mbrojtje për shqetësimet që i sillte bashkëshorti.

a.k

Comments

Submitted by Leonardo (not verified) on

<p>Ky është Salistani që ndërtojë shoqëria jonë</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.