BSH, shifra e vjedhur dyshohet shumëfish më e madhe. Task-Forcë për verifikimin

Postuar në 25 Gusht, 2014 10:13

Ende mbetet e papërcaktuar shifra zyrtare e dëmit ekonomik shkaktuar shtetit nga vjedhja e kryer prej ish punonjësit të BSH Ardian Bitraj dhe koleges së tij Mimoza Bruzia. Njësia task forcë e cila po heton dosjen e “thesarit”, pavarësisht një raporti të Bankës pak javë më pare që thotë se paratë e vjedhura arrijnë në 713 milionë lekë, ka dyshime të arsyeshme për një tjetër shifër disa herë më e madhe se ajo e deklaruar. A1 Report njofton se për të hedhur dritë mbi shifrën reale, është firmosur dhe vendimi i prokurorisë për të kontraktuar një grup ekspertësh kontabël të jashtëm të cilët do të verifikojnë pasqyrat financiare të bankës si dhe do të bëjnë rakordimet e gjendjes fizike të parave në thesar.

a.k

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.