Kthesë e fortë në Siri: Asadi pro bashkëpunimit me SHBA-në për të luftuar ISIS-in

Postuar në 25 Gusht, 2014 14:24

Gjithçka ka ndryshuar në harkun e dy viteve. Qeveria e Damaskut ka shprehur sot gatishmërinë për të bashkëpunuar me komunitetin ndërkombëtar, duke përfshirë këtu dhe ShBA, në luftën kundër terrorizmit në kuadër të rezolutës së OKB-së mbi ekstremistët. Ministri i Punëve të Jashtme në kabinetin e Bashar Al-Asadit, Ualid Muallem, ka deklaruar se “Siria është e gatshme të bashkëpunojë dhe të koordinohet në nivel rajonal dhe më gjerë për të luftuar kundër terrorizmit dhe mbështet gjithashtu rezolutën e Këshillit të Sigurisë së OKB me numër 2170”. Gjithashtu Muallemi shtoi se Siria është dakord dhe ndaj operacioneve militare të Britanisë së Madhe dhe SHBA kundër ISIS në territorin e saj, por gjithmonë nën “koordinimin e plotë me qeverinë siriane”. Ai u shpreh i bindur se nëse do të kish pasur një koordinim midis SHBA dhe qeverisë siriane, nuk do të kishte dështuar as operacioni për lirimin e gazetarit Folley.

 

a.k 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.