Edhe Boko Haram shpall “shtetin e vet islamik” në Nigeri. Qeveria përgënjeshtron

Postuar në 25 Gusht, 2014 12:10

Nën shembullin e ISIS, edhe grupimi militant islamik Boko Haram (ky emërtim në gjuhën Hausa do të thotë “Edukimi perëndimor është i ndaluar”) bëri të ditur se ka ngritur Shtetin Islamik në qytetet e fshatrat e pushtuara prej tyre në verilindje të Nigerisë. Sipas BBC, kreu i Boko Haram, Abubakar Shekau publikoi një video ku falenderonte luftëtarët e tij që kanë pushtuar edhe qytetin Gvoza në fillim të këtij muaji. Nuk është e qartë nëse Shekau ka premtuar besnikëri ndaj Shtetit Islamik, që kontrollon disa territore në Irak dhe Siri. Nga ana e saj, ushtria nigeriane thotë se pretendime të tilla janë boshe. Në fakt, Gvoza, një qytet me 265 mijë banorë, është qyteti më i madh nën kontrollin e Boko Haram.

a.k

Comments

Submitted by itl (not verified) on

<p>Ka disa kohe qe emri i organizates ne fjale eshte nderruar ne IS. Nuk e kuptoj pse vetem mediat shqiptare vazhdojne ta quajne ISIS apo ISIC si ne kete rast.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.