Përleshje në Stamboll pas një zënke adoleshentësh, sirianët bëhen “të padëshiruar” nga turqit

Mjaftoi sulmi ndaj një adoleshenti turk nga bashkëmoshatarë sirianë në Stamboll, që metropoli turk të kthehej në arenë përleshjesh. Policia ka ndërhyrë për të shpërndarë turmën mbrëmë, kur rreth 300 banorë të Stambollit, të armatosur me shkopinj dhe thika, sulmuan dyqanet dhe automjetet që i përkasin qytetarëve sirianë. Anëtarët e Forcave të Sigurisë janë detyruar që të përdorin gaz lotsjellës dhe ujë me presion për të shpërndarë turmën. CNN Turk raporton se janë plagosur të paktën pesë gra siriane që jetojnë në Stamboll.
Në javët e fundit, janë shpeshtuar përleshjet mes banorëve lokalë dhe refugjatëve sirianë, të cilët, sipas autoriteteve turke, janë rreth 1.2 milion.
a.k
Add new comment