Gazeta Danas: Ftesa e Vuçiçit ka mbërritur, në shtator Edi Rama viziton Beogradin

Ka mbërritur në kabinetin e kryeministrit Edi Rama ftesa nga homologu serb, dhe në shtator Rama do vizitojë zyrtarisht Serbinë. Lajmi bëhet i ditur nga gazeta ‘Danas’ në Beograd. Ftesa e kryeministrit serb Aleksandar Vuçiç ka mbërritur në kabinetin e Kryeministrisë shqiptare dhe tashmë mbetet vetëm përcaktimi i një date fikse se kur do të kryhet vizita zyrtare. Vizita e kryeministrit Rama ishte parashikuar të zhvillohej në fillim të vitit 2014, por u shty për shkak të zgjedhjeve të jashtëzakonshme që u mbajtën në mars në Serbi.
a.k
Add new comment