Arkiv-Lajme

Hapet konkussi për monumentin për viktimat e komunizmit. Artistët duhet të dorëzojnë bocetet dhe CV-në

Postuar në 23 Gusht, 2014 07:29

Bashkia e Tiranës ka shpallur konkursin për “Monumentin për viktimat e komunizmit”. Boceti nuk duhet të jetë më i vogël se 25 cm dhe jo më i madh se 50 cm dhe artistët do të duhet të paraqesin punimet dhe CV-në e tyre. Te instituti i të Përndjekurve është në fakt një punim në kujtim të viktimave të komunizmit, por me sa duket Bashkia e Tiranës ka menduar për një monument të ri.

http://www.ata.gov.al/bashkia-e-tiranes-konkurs-per-monumentin-kushtuar-...

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani injoron Kuvendin, Braçe: Vjedhja si çështje, do të mbyllet bashkë me përgjegjësit dhe ndryshimet ligjore

Postuar në 23 Gusht, 2014 06:05

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani ka refuzuar të japë informacion për Komisionin parlamentar të Ekonomisë lidhur me skandalin e vjedhjes së 713 milionë lekëve.

“Të hënën e javës që shkoi, i kam kërkuar me shkrim guvernatorit informacion lidhur me çështje shqetësuese në Bankën e Shqipërisë, të cilat, lidhjen me vjedhjen (Raportet e grupeve të punës dhe të auditit të brendshëm për 4 vitet e fundit), por edhe me nepotizmin, klientelizmin, rritjen e shpenzimeve për personelin, rritjen e shpenzimeve të përgjithshme të bankës, kontratat e përfolura të investimeve.

Shkëlzen Maliqi: Kam neveri ndaj konfliktualitetit të përhershëm që po e dikton militantizmi partiak me një delirizëm gati maniakal

Postuar në 23 Gusht, 2014 05:42

Shkëlzen Maliqi, këshilltar i kryeministrit Edi Rama për marrëdhëniet me rajonin thotë se, ende mungon një vlerësim objektiv për kontributin e Ibrahim Rrugovës.

Kreu i Policisë kërkon dorëzimin e 10 personave që kundërshtojnë policinë në Dukagjin

Postuar në 23 Gusht, 2014 05:01

Kreu i Policisë së Shtetit Artan Didi u ka kërkuar personave që kundërshtojnë policinë në operacionin antidrogë në Dukagjin që të dorëzohen. Didi ka folur për “Ora-News” në një intervistë telefonike dhe ka sqaruar ecurinë e operacionit. “10 personave që u kemi publikuar emrat, janë të dyshuar, që kanë qëlluar me armë mbi helikopterët e policisë. Kërkojmë që ata të paraqiten në polici dhe të vërtetojnë alibitë e tyre. Nëse ka prova do të vendosen para ligjit. Sipërfaqja ku po ndërhyjmë në zonën e Dukagjinit është shumë  më e madhe se e Lazaratit.

Topalli thyen urdhrin e Bashës, merr pjesë në darkën e shtruar nga Meta

Postuar në 23 Gusht, 2014 03:51

Edhe pse, Topalli nuk shquhet për ndonjë simpati ndaj Ilir Metës ajo ka marrë pjesë në një darkë rutinë, ku kryetari i Kuvendit ka shtruar për nder të vizitës së një delegacioni japonez në Tiranë.

Nga disa media, kjo gjë është raportuar si “thyerje” e urdhrit të kreut të PD-së dhe kreut të grupit parlamentar demokrat.

Jozefina Topalli njihet si një nga figurat e larta të Partisë Demokratike që nuk ka marrëdhënie të mirë me kreun e kësaj partie, Lulzim Bashën.

Kujdes me duhanin, nga sot mund të gjobitesh me 50 mijë lekë nëse tymos në vende publike të mbyllura

Postuar në 23 Gusht, 2014 03:29

Sot hynë në fuqi ligji "Për mbrojtjen e shëndetit nga produktet e duhanit", i cili për herë të parë parashikon vendosjen e gjobave edhe për duhanpirësit. Masa e gjobës do të jetë 5000 lekë.

Deri tani zbatimi i ligjit antiduhan nuk ka gjetur një zbatim të gjerë. Ndryshimet në ligj dhe forcimi i masave ndëshkuese pritet të sjellë një ndërgjegjësim më të madh.

Një dokumentar nga zonat e kontrolluara nga ISIS dhe Al Nusra. “Rrëfim” për sundimin e terrorit, infiltrimin e të huajve dhe armët kimike

Postuar në 22 Gusht, 2014 20:32

Një ekip gazetarësh të “Press TV” ka arritur të depërtojë në zonat e luftës në Siri, të kontrolluara nga ISIS, FSA, dhe Al-Nusra. Dhe ndoshta për herë të parë ka përcjellë një rrëfim të ndërtuar qartë mbi strukturat dhe organizimin e grupeve islamike në fjalë, lidhjen që kanë krijuar me popullsinë vendase, arsyet e rritjes politike dhe në fund trajnimin dhe mekanizmat ushtarakë që përdoren për të realizuar qëllime kaq madhore si krijimi i një shteti të ri në një nga zonat më të ndjeshme të globit.

Presidenti në pelegrinazhin e bektashinjve në Tomor: “Toleranca, një vlerë që na e njohin të gjithë”

Postuar në 22 Gusht, 2014 17:05

Këto ditë në malin e Tomorit zhvillohet pelegrinazhi i përvitshëm me rastin e përkujtimit të Abaz Aliut, për të cilin edhe bëhen kurbane. Kësaj radhe në ceremoni ka asistuar edhe Presidenti i vendit, Bujar Nishani, që ka mbajtur një fjalë me këtë rast, thelbi i së cilës ka qenë toleranca. “Jo më larg se disa më parë, Papa Françesku  duke shpjeguar arsyet pse do të vizitojë vendin tonë më 21 shtator, vuri në dukje se Shqipëria ka ditur të krijojë unitetin e saj kombëtar të bazuar në vlerat e tolerancës, harmonisë, bashkëjetesës dhe respektit fetar.

Tjetër rrjedhje në Turqi; një gazetë shkruan se qeveria ka bërë marrëveshje me ISIS për të lëshuar territor në këmbim të lirimit të pengjeve

Postuar në 22 Gusht, 2014 13:25

Nuk ka të sosur rrjedhja e informacioneve nga qeveria turke. Pas përgjimeve të bisedave të Erdoganitk që qarkulluan online para disa kohësh, së fundmi një tjetër informacion, ndoshta edhe më i rëndësishëm ka dalë në mediat turke. Kështu gazeta “Taraf” ka publikuar një lajm, sipas të cilit Ankaraja zyrtare ka rënë dakord që të lëshojë territor ndaj grupit militant ISIS në këmbim të lirimit të pengjeve turke të kapuara prej tij. Bëhet fjalë për varrin e Sulejman Shahut, gjyshi i themeleusit të Perandorisë Osmane, që ndodhet brenda Sirisë, por nën juridiksionin turk.

Qeveria kufizon qëndrimin e automjeteve me targa të huaja në Shqipëri, nga 1 shtatori hyn në fuqi udhëzimi i ri

Postuar në 22 Gusht, 2014 12:09

Drejtoria e Përgjithshme e Doganave ka nxjerrë një udhëzim të ri për përdorimin e automjeteve me targa të huaja në Shqipëri.

Sipas këtij udhëzimi, automjetet mund të përfitojnë nga regjimi i lejimit të përkohshëm për një periudhë prej 6 muajsh, brenda çdo periudhe prej 12 muajsh.

Në përfundim të kësaj periudhe, automjeti duhet të dalë nga vendi ose duhet të deklarohet e të zhdoganohet nga autoritetet doganore.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme