Kreu i Policisë kërkon dorëzimin e 10 personave që kundërshtojnë policinë në Dukagjin

Postuar në 23 Gusht, 2014 05:01

Kreu i Policisë së Shtetit Artan Didi u ka kërkuar personave që kundërshtojnë policinë në operacionin antidrogë në Dukagjin që të dorëzohen. Didi ka folur për “Ora-News” në një intervistë telefonike dhe ka sqaruar ecurinë e operacionit. “10 personave që u kemi publikuar emrat, janë të dyshuar, që kanë qëlluar me armë mbi helikopterët e policisë. Kërkojmë që ata të paraqiten në polici dhe të vërtetojnë alibitë e tyre. Nëse ka prova do të vendosen para ligjit. Sipërfaqja ku po ndërhyjmë në zonën e Dukagjinit është shumë  më e madhe se e Lazaratit.  Ka një numër të madh parcelash me bimë por na duhet kohë. Sipërfaqja është shumë më e madhe. Duhen orë të tëra për t’i identifikuar parcelat dhe më pas asgjësuar”, ka thënë Didi.

http://www.oranews.tv/vendi/lazarati-i-veriut-didi-flet-per-ora-news-nga...

s.z 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.