Topalli thyen urdhrin e Bashës, merr pjesë në darkën e shtruar nga Meta

Edhe pse, Topalli nuk shquhet për ndonjë simpati ndaj Ilir Metës ajo ka marrë pjesë në një darkë rutinë, ku kryetari i Kuvendit ka shtruar për nder të vizitës së një delegacioni japonez në Tiranë.
Nga disa media, kjo gjë është raportuar si “thyerje” e urdhrit të kreut të PD-së dhe kreut të grupit parlamentar demokrat.
Jozefina Topalli njihet si një nga figurat e larta të Partisë Demokratike që nuk ka marrëdhënie të mirë me kreun e kësaj partie, Lulzim Bashën.
Sipas protokollit, mësohet se të ftuar kanë qenë edhe deputetë të opozitës, të cilët janë edhe pjesëtarë të grupeve të miqësisë mes Shqipërisë, Japonisë dhe Gjermanisë. Por vetëm Topalli ka thyer urdhrin e kryetarit Basha për bojkot të çdo aktiviteti të organizuar nga Parlamenti dhe Ilir Meta.
Topalli është thirrur si ish-kryetare raporton “Balkanëeb”, ndërkohë nuk sqarohet a kanë qenë të pranishëm ish-kryetarët e Kuvendit, si Pëllumbi, Islami, Dokle, Gjinushi. Aktiviteti është bojkotuar nga nënkryetari i Kuvendit, Edmond Spaho.
S.S
Add new comment