Tjetër rrjedhje në Turqi; një gazetë shkruan se qeveria ka bërë marrëveshje me ISIS për të lëshuar territor në këmbim të lirimit të pengjeve

Nuk ka të sosur rrjedhja e informacioneve nga qeveria turke. Pas përgjimeve të bisedave të Erdoganitk që qarkulluan online para disa kohësh, së fundmi një tjetër informacion, ndoshta edhe më i rëndësishëm ka dalë në mediat turke. Kështu gazeta “Taraf” ka publikuar një lajm, sipas të cilit Ankaraja zyrtare ka rënë dakord që të lëshojë territor ndaj grupit militant ISIS në këmbim të lirimit të pengjeve turke të kapuara prej tij. Bëhet fjalë për varrin e Sulejman Shahut, gjyshi i themeleusit të Perandorisë Osmane, që ndodhet brenda Sirisë, por nën juridiksionin turk. Lajmi është hedhur poshtë nga Ministria e Jashtme, por një nga drejtuesit e gazetës, Oğuz Karamuk, ka deklaruar se ai do të zbulojë dokumentet nëse çështja do të kalojë në gjyq. Më tej thuhet se Ministria e Jashtme ka zhvilluar një takim për të vlerësuar se kush është përgjegjës për rrjedhjen e informacionit. Varri është nën sovranitetin turk që nga viti 1921 dhe atë e ruajnë forcat speciale turke.
http://www.todayszaman.com/diplomacy_taraf-documents-prove-ankara-bargai...
s.z
Add new comment