Presidenti në pelegrinazhin e bektashinjve në Tomor: “Toleranca, një vlerë që na e njohin të gjithë”

Këto ditë në malin e Tomorit zhvillohet pelegrinazhi i përvitshëm me rastin e përkujtimit të Abaz Aliut, për të cilin edhe bëhen kurbane. Kësaj radhe në ceremoni ka asistuar edhe Presidenti i vendit, Bujar Nishani, që ka mbajtur një fjalë me këtë rast, thelbi i së cilës ka qenë toleranca. “Jo më larg se disa më parë, Papa Françesku duke shpjeguar arsyet pse do të vizitojë vendin tonë më 21 shtator, vuri në dukje se Shqipëria ka ditur të krijojë unitetin e saj kombëtar të bazuar në vlerat e tolerancës, harmonisë, bashkëjetesës dhe respektit fetar. Përfitoj nga ky rast i bekuar për të vënë në dukje e theksuar një vlerë sa të rrallë, aq edhe të natyrshme të popullit e vendit tonë: bashkëjetesën historike e tradicionale mes feve në Shqipëri, ku pasuesit e gjashtë feve ushtrojnë krejt lirshëm e në harmoni të plotë me njëri-tjetrin besimin e tyre shpirtëror. Fati i shkruar nganjëherë na ka vënë krah për krah apo përballë njëri-tjetrit me ide, bindje fetare apo politike të ndryshme, por duke qenë se kërkohen sakrifica të përbashkëta dhe duke pasur parasysh se që të gjithë aspirojmë një jetë më të mirë në paqe e në harmoni, kam bindjen e palëkundur dhe optimizmin e pashtershëm që do t’ua dalim mbanë bashkërisht edhe sfidave të ardhshme të integrimit dhe zhvillimit të gjithanshëm për ta konsoliduar e lartësuar akoma edhe më shumë imazhin e Shqipërisë sonë të përbashkët në të gjithë botën”, tha Nishani. Ai është pritur nga kryegjyshi Baba Edmond Brahimaj në një ceremoni ku ka qenë prezent edhe ministri i Drejtësisë, Nasip Naço, përfaqësues të misioneve diplomatike, ambasadori i prezencës së OSBE-së, por edhe përfaqësues të komuniteteve të tjera fetare.
s.z
Comments
Deshiroj qe gazeta Republika
<p>Deshiroj qe gazeta Republika te mos bjere pre e genjeshtrave te trasha. Me siguri qe fotoja ne artikull ka kuptimin e perkujtimit te Abas Aliut qe paska ardhur, vizituar fluturimthi ato vende qe diku me bukur e diku me pak jane bere vende pelegrinazhi. Dua te jap nje saqrim shterures per foton. Ndertesa e rrumbullaket brenda ruan gjurme (tre te dukshme dhe njera shume me e qarte) te dinosaurve dhe jo gjurmet e kalit te Abas Aliut. Nuk eshte aspak e ndershme te rrihet ne heshtje dhe te mos i thuahet e verteta popullit per ato gjurme. Heshtja, mendoj intensivisht qe eshte hipokrizi dhe ne kete rast do ta konsideroja nje hipokirzi te ndyre. Nu e di a sillen foto ketu gjate blogimit, ne se po atehere ju lutem me tregoni. Ne se nuk do me tregoni ate here po e sjell tek rubrika "Fotografi nga lexuesit"</p>
Add new comment