Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani injoron Kuvendin, Braçe: Vjedhja si çështje, do të mbyllet bashkë me përgjegjësit dhe ndryshimet ligjore

Postuar në 23 Gusht, 2014 06:05

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani ka refuzuar të japë informacion për Komisionin parlamentar të Ekonomisë lidhur me skandalin e vjedhjes së 713 milionë lekëve.

“Të hënën e javës që shkoi, i kam kërkuar me shkrim guvernatorit informacion lidhur me çështje shqetësuese në Bankën e Shqipërisë, të cilat, lidhjen me vjedhjen (Raportet e grupeve të punës dhe të auditit të brendshëm për 4 vitet e fundit), por edhe me nepotizmin, klientelizmin, rritjen e shpenzimeve për personelin, rritjen e shpenzimeve të përgjithshme të bankës, kontratat e përfolura të investimeve.

I gjithë informacioni është i gatshëm në Bankë, mjafton vetëm një komandë e thjeshtë kompjuteri”, shprehet Braçe.

Deputeti socialist thotë se informacioni i kërkuar është pjesë e një dosje që po përgatitet për çdo deputet para nisjes së seancave dëgjimore publike me anëtarët e Këshillit Mbikëqyrës dhe vetë Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë. “Ne lamë një javë kohë për këtë! Java zyrtare ka mbaruar dje”, shton Braçe duke rikujtuar se Komisioni i Ekonomisë ka detyrë kushtetuese mbikëqyrjen e BSH-së.

“Vjedhja në Bankë nuk mbyllet pse do Guvernatori apo Këshilli i tij. Vjedhja si çështje do të mbyllet bashkë me përgjegjësit dhe ndryshimet ligjore që çlirojnë bankën nga politika, interesat, korrupsioni, nepotizmi duke rikthyer të fortë e të pavarur, transparente, të kontrollueshme e funksionale”, përfundon kreu i Komisionit të Ekonomisë.

S.S

Comments

Submitted by Ndoni (not verified) on

<p>Nje gje nuk po marre vesh. Guvernatori akuzohet se i ka vjedhur vete keto para te thesarit, apo per admnistrimin ne teresi te bankes!? Mendoj se zoti Brace nuk duhet te kete targen t&#39;i kerkoj si person nje informnacion kaq te zgjeruar gjate nje jave, qe ka qene jave pushimi per personelin e bankes. Informacione te tilla jane shume te rendesishme dhe me pergjegjesi. Ato perfshijne tere veprimatrine e Bankes dhe duhte qe per kete te mobilizohet nje staf i tere per ta hartuar. Nese qenka kaq e lehte, sa qe u dashka nje klikim ne kompjuter atehree le te klikoj vete Bracja dhe ta siguroj informacionin. Bracja si shume po kerkon te duket me i pare ne kete ceshtjen e Bankes. A ka dijeni Bracja per operacionte finaciare qe ben banka, jam i sigur se po, por pse jep pershtypjen vetem &quot;magezina&quot; e Linzes, thesarit qenka pune e vetme dhe me kryesore e saj? E shtroj kete pyetje sepse thuhet se eshte prekur thesari i shtetit. Nuk eshte keshtu. Eshte prekur magazina e parave pereje te reja dhe ato qe do skartohen. Tehsari i shtetit, ose financat e shtetit, ose buxheti i shtetit eshte tjetre gje. Ai thesari ne Linze eshte nje magazine i lekeve, shume i rendesishem por jo financa e shtetit. Financa e shtetit eshte nje kompleks shume me i gjere. Nuk e kuptoj pse nuk flasin eksperte per kete gje, por e lene te spekulohet ne vjedhjen e nje sasie parash me punen e gjithe bankes, si konkludon edhe finacireja e &quot;shquar&quot; Seseri nga Amerika, qe jep mendimin se bnka ka deshtuar, apo guvernatori ka deshtuar. Duhet pritur edhe ca, deri sa te dalin perfundimet nga prokuroria dhe gjyakta dhe pas nje auditi, kombetar apo nderkombetar te veprimatris shume te gjere dhe te gjithanshme te Bankes qendrore, si pjese e finacave te vednit. Me thjeshte: Ne nje institucion me shume rendesi, ne nje nga magazinat e tij me shume te rendesishem u be nje vjedhje, kriminale dh qe po hetohet e do te dali pergjegjesia. Por kjo nuk do te thote se ky institucion ka deshtuar vetem me kete fakt. Keshtu mund te shperehen amatoret jo financierete mierfillte. Me nje fjale: Prit o Brace, mos bej show para se te false ligji per krimin e ndodhur dhe para se te merret qeveria, komisioni i ekonomise e aq me teper kryetarit te ketij komisioni e pastaj Kuvendi do te thote fjalen e fundit. Po e thane kete fjalen ne fillim atehere c&#39;mebte per organet ligjore. Keshtu e kuptoj une kete pune. &nbsp;</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.