Kujdes me duhanin, nga sot mund të gjobitesh me 50 mijë lekë nëse tymos në vende publike të mbyllura

Sot hynë në fuqi ligji "Për mbrojtjen e shëndetit nga produktet e duhanit", i cili për herë të parë parashikon vendosjen e gjobave edhe për duhanpirësit. Masa e gjobës do të jetë 5000 lekë.
Deri tani zbatimi i ligjit antiduhan nuk ka gjetur një zbatim të gjerë. Ndryshimet në ligj dhe forcimi i masave ndëshkuese pritet të sjellë një ndërgjegjësim më të madh.
Sipas ligjit të ri, shkelja e nenit të ri ku përcaktohen mjediset ku ndalohet pirja e duhanit, parashikon gjobitjen e subjekteve të tatueshme me 300 000 lekë, 50 000 lekë gjobë për personin përgjegjës në institucionet publike si dhe 50 000 lekë për administratorin në banesat me bashkëpronësi të detyrueshme.
“Qellimi i ligjit nuk është të krenohemi sa gjoba do të vëmë. Sigurisht ndëshkimet janë aty dhe padyshim që do të ndërmerren, edhe pas informimit dhe sensibilizimit. Është e domosdoshme që aleanca qytetare, sensibilizimi i të gjithë qytetarëve dhe i të gjithë subjekteve lidhur me këtë çështje, është shumë i rëndësishëm, paralelisht me monitorimin e zbatimit të ligjit”, thotë kryeinspektori i Inspektoratit Shëndetësor Shtetëror, Gjergji Koja.
S.S
Add new comment