Arkiv-Lajme

Konferenca e Berlinit dhe “roli kyç i Shqipërisë”. Bushati sqaron diçka për takimin e 28 gushtit

Postuar në 21 Gusht, 2014 08:48

Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati ka dhënë sot disa elementë që hedhin dritë mbi konferencën e Berlinit që mbahet më 28 gusht, e për të cilën po flitet se “Shqipëria do të jetë violinë e parë”. “Shqipëria është një vend që mban Presidencën e radhës të iniciativës së Europës Juglindore dhe kryeministri Rama për pasojë është drejtues i kësaj iniciative. Së dyti, Shqipëria, këtë vit, mori statusin e vendit kandidat dhe përbën një lajm në raport me vendet e tjera në këtë proces.

Kryeministri në konferencë. Dy përgjigje: për personat me precedentë penalë në Parlament dhe për skandalin e vjedhjes në BSH

Postuar në 21 Gusht, 2014 06:59

Kryeministri i vendit Edi Rama ka nisur, siç edhe ishte paralajmëruar konferencën e tij ku pranohen edhe pyetje nga rrjetet sociale. Po japim më poshtë dy përgjigje të Ramës që kanë të bëjnë me pyetjet mbi ekzistencën ose jo të personave me precedentë penalë në Parlamëent dhe për çështjen e skandalit në Bankën e Shqipërisë.

Për pyetjen e parë, Kryeministri ka dhënë këtë përgjigje:

Pelegrinazhi në Tomorr, bie në humnerë fuoristrada

Postuar në 21 Gusht, 2014 05:14

Tre persona kanë mbetur të plagosur në një aksident automobilistik, gjatë pelegrinazhit në malin e Tomorrit. Aksidenti ka ndodhur paraditen e së enjtes, kur mjeti tip fuoristradë ka dalë nga rruga në vendin e quajtur Novaj. Sipas policisë automjteti po udhetonte drejt Kulmakut, vendit ku bëhet pelegrinazhi i përvitshëm i besimtarëve bektashinj.  Si pasojë e aksidentit jane plagosur rëndë dhe ndodhen në gjendje kritike për jëtën në spitalin e Beratit 2 vëllezerit Deli dhe Muharrem Dervishi, përkatësisht 19 dhe 17-vjeç, banorë të fshatit Therepel.

Nishani dekreton lirimin nga detyra të katër ambasadorëve

Postuar në 21 Gusht, 2014 04:01

Preisdenti Bujar Nishani ka dekretuar sot lirimin nga detyra të katër ambasadorëve. Konkretisht bëhet fjalë për Arben Cicin në Danimarkë, Kastriot Robon në Spanjë, e që mbulon edhe Marokun dhe Mauritaninë, Ilir Tepelenën në Blegjikë dhe Sami Shibën në Rumani.  

s.z  

“Ditët e kulturës turke” në Sarandë, kreu i bashkisë flet për investimet dhe për mësimin e gjuhës turke në shkollën 9-vjeçare “Adem Sheme”

Postuar në 21 Gusht, 2014 03:57

Stefan Çipa, kryetar i Bashkisë së Sarandës ka dhëmë dje një intervistë për ATSH-në, ku flet për ndryshimet në qytet dhe investimet(http://www.shekulli.com.al/web/p.php?id=53841&kat=89). Flitet për 250 milionë lekë për kurorën e gjelbër të qytetit, flitet për lungomaren që do shkojë deri në kanalin e Çukës e që kap shifën e 10 milionë eurove, por edhe për ujësjellësin e ri që do të zgjidhë problemin e Sarandës.

Rasti "Foley" zbulon se ka patur misione për shpëtimin e pengjeve. BBC-ja paralajmëron zbulimin e ekzekutorit përmes analizës së zërit

Postuar në 21 Gusht, 2014 03:19

Ekzekutimi i gazetarit amerikan James Foley nga një militant i grupit ISIS, ka nxitur reagime në SHBA. Me këtë rast, përfaqësues të qeverisë kanë bërë me dije, se njësi të specializuara të ushtrisë amerikane kanë tentuar të lirojnë pengje të shumta që ndodhen në duar të ISIS, përfshirë edhe Foley, por kanë dështuar, për shkak se pengjet nuk janë gjetur asnjëherë në vendndodhjen e parashikuar. Madje ka patur raste të përfshirjes së trupave amerikane në luftime me militantë në ISIS, por deri më tani nuk janë regjistruar të vrarë.

Ndërron jetë Ardian Osoja, drejtor i gazetës “Dita” dhe një nga adminstruesit e njohur të shtypit

Postuar në 21 Gusht, 2014 03:01

Ka ndërruar jetë dje drejtori i gazetës “Dita” Ardian Osoja. Osoja, 46 vjeç, ka humbur jetën si pasojë e një infarkti rreth orës  1.30 të mëngjesit në Vlorë ku ndodhej për pushime. Osoja është një emër i njohur i administirimit në shtypin e shkruar; ai ka punuar në këtë fushë në disa gazeta si “Panorama”, “Gazeta Shqiptare”, “Metropol”, “Tirana Observer”, “Shekulli” dhe “Sport Express”. I shprehim ngushëllimet familjes dhe të afërmve!

s.z 

Hyn në funksionim sistemi online për sigurimin e makinave

Postuar në 21 Gusht, 2014 02:41

Që nga dita e djeshme nisi të funksionojë sistemi online i vlerësimit të të dhënave për mjetet dhe drejtuesit në momentin e pajisjes së tyre me një policë sigurimi. Ky sistem siguron kursim kohe dhe shmangie të procedurave të gjata, përderisa në momentin e marrjes së policës së sigurimit, agjenti shkruan targën dhe numrin e shasisë dhe është sistemi ai që gjeneron të dhënat mandej.

Nga PD-ja në bashki. “Shqip” shkruan për shkarkimin e katër drejtorëve për shkak të përfshirjes së tyre në zgjedhjet e PD-së

Postuar në 21 Gusht, 2014 02:30

Një sërë drejtorësh janë liruar së fundmi nga detyra në Bashkinë e Tiranës. “Shqip” shkruan se katër drejtorë që mbulojnë ndërmarrje të ndryshme në bashki janë shkarkuar nga kryetari Lulzim Basha, por lidhur me motivet gazeta nuk jep asgjë zyrtare. Duke cituar burime anonime, “Shqip” interpreton se largimi është bërë për arsye të ndërhyrjes që këta drejtorë kanë bërë në procesin zgjedhor të PD-së, çka për pasojë ka provokuar reagmin e militantëve.

Një shembull (identik) nga Maqedonia për paralizimin e medias: Tashmë ka eliminim ekonomik, jo fizik

Postuar në 20 Gusht, 2014 17:20

Portali “verifikimiifakteve” në Maqedoni publikon para disa ditësh një leksion të Tamara Çausidis që flet për situatën e mediave në shtetin fqinj. Ngjashmëritë me Shqipërinë janë të mëdha, kjo sidomos në mekanizmat e likujdimit të lirisë, të imponimit të autocensurës dhe më tej të zëvendësimit të kolegjialitetit me vendimmarrjen vertikale.  Në fillim Çausidis konstaton taktikën e re të pushtetit kundrej mediave teksa “në vend të eliminimit fizik, tani kemi eliminim ekonomik, në masë të njëjtë, e ndoshta edhe më efikas se ai fizik.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme