Hyn në funksionim sistemi online për sigurimin e makinave

Postuar në 21 Gusht, 2014 02:41

Që nga dita e djeshme nisi të funksionojë sistemi online i vlerësimit të të dhënave për mjetet dhe drejtuesit në momentin e pajisjes së tyre me një policë sigurimi. Ky sistem siguron kursim kohe dhe shmangie të procedurave të gjata, përderisa në momentin e marrjes së policës së sigurimit, agjenti shkruan targën dhe numrin e shasisë dhe është sistemi ai që gjeneron të dhënat mandej. “Shqip” i referohet burimeve të veta nga AMF-ja që thonë se sistemi do të testohet këtë javë për të parë nëse nxjerr probleme, pasi të dhënat e hedhura nga agjenti duhet të kalojnë në sistem dhe të rakordohen me ato të Drejtorinë e Shërbimit të Transportit Rrugor. Më tej akoma, Autoriteti i Konkurencës do të kërkojë nga shoqëritë e sigurimit që brenda 90 ditëve të vënë në funksionim programin Bonus-Malus për sigurimin e individualizuar, bazuar në të dhënat e atij që sigurohet etj..

s.z  

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.