Arkiv-Lajme
Konferenca e Ballkanit në Berlin, Merkel para mediave vetëm me Ramën. Acarohen fqinjët, sidomos Beogradi
Në Konferencën për Ballkanin që pritet të mbahet 28 gusht në Berlin, do të ndodhë diçka e pazakontë. Aty pritet që të marrin pjesë gjithë vendet e Ballkanit, por Top Channel raporton se për këtë event ka pasur përplasje të forta: Në përfundim të saj, kancelarja Angela Merkel pritet që të dalë në konferencë vetëm me kryeministrin shqiptar, Edi Rama. Kjo gjë nuk është pritur mirë nga Beogradi, që ka thënë se Rama nuk mund të flasë në emër të gjithë Ballkanit. Ndërkaq reagime ka pasur edhe nga Kroacia dhe Sllovenia.
Rrëfehet Elvira Gega: Kam dëgjuar poshtërimet më të mëdha, por tek vajza nuk mund të duroja
“Më erdhi shpirti në majë të hundës”, thotë Elvira Gega në studion e News24-ës në Gjirokastër, për gazetarin Artur Çani. Gruaja që denoncoi me fakte sekretarin e Koço Kokëdhimës në Sarandë, Agron Cane për kërkesën e favoreve seksuale me vajzën e saj 14-vjeçare në këmbim të një vendi pune, ka rrëfyer gjithë historinë. Elvira ngul këmbë se Cane ishte në detyrë në momentin që ajo ka regjistruar videon në zyrën e tij, duke hedhur poshtë pretendimet se ky i fundit ka lënë detyrën më 15 korrik. Gruaja tha se videoja është regjistruar në 14 gusht.
ILDKPKI-ja depoziton kallëzim penal për 13 nënpunës dhe zyrtarë
Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave ka depozituar sot kallëzim penal për 13 nëpuëns dhe zyrtarë të administratës, që janë subjekt kontrolli nga ky organ e që kanë shkelur nenin 257/a të Kodit Penal. Personat e kallëzuar janë:
1. Blerta Nela, Inspektor , D.P. Tatimeve
2- Drilon Cani, Inspektor, D.P.Tatimeve
3- Sokol Prengaj, Doganier, D.P Doganave
4- Agim Toçilla, Doganier, D.P Doganave
PS-ja kërkon dorëheqjen e Lulzim Bashës si kryetar bashkie. Shkak formal, leja për një pallat 20 kate në parkun e kryeqytetit
Partia Socialiste ka dalë sot me një kërkesë disi të pazakonshme teksa i ka kërkuar kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha, që të dorëhiqet. Kërkesën e ka bërë publike një zyrtar i nivelit të dytë në PS, sekretari për Çështjet Ekonomike, Ervin Bushati, i cili ka nxjerrë si shkak dhënien nga Basha, të një lejeje ndërtimi për në pallat 20 kate në parkun e kryeqytetit . “Ky është një monument skandaloz talljeje ndaj qytetarëve të Tiranës, të cilët në ato ditë mendonin më shumë për parqet dhe jo për këto vepra.
Paris, sulmohet dhe grabitet makina e një princi saudit, vidhen 250 mijë euro
Një grabitje e guximshme ka ndodhur në kryeqytetin francez, njofton BBC. Persona të armatosur rëndë kanë sulmuar një autokolonë që i përkiste një princi saudit, duke vjedhur 250 mijë euro. Autokolona po udhëtonte drejt veriut të Parisit për në aeroportin Le Bourget, kur sulmuesit e armatosur arritën të marrin kontrollin e një makine, një Mercedes furgon, duke marrë prej aty paratë dhe dokumente. Sipas policisë, autokolona u sulmua nga tetë persona të armatosur me kallashnikov, në dy makina të ndryshme, ndërsa kishte dalë nga ambasada saudite.Personat që ishin në furgonin Mercedes u liruan.
Pranon grabitjen e argjendarisë “Sinanaj” dhe shpjegon arsyen: U frymëzova nga lajmet e televizorit!
Një deklarim interesant ka bërë sot i arrestuari i dytë (pas Andrea Bregasit) I akuzuar për grabitjen e argjendarisë në pronësi të familjes Sinanaj në rrugën e Dibrës në kryeqytet. 22-vjeçari Klodian Hoxhaj pranon se është autor i ngjarjes, teksa para Gjykatës deklaron se për grabitjen është frymëzuar nga lajmet. Hoxhaj u arrestua dy ditë më parë nga policia e kryeqytetit, ndërsa pas vendimit të dhënë këtë të hënë nga gjykata e Tiranës ai do të mbetet në burg deri në përfundim të hetimeve për çështjen e grabitjes së rreth 50 mijë euro ar në argjendarinë “Gold” më 6 gusht.
Assange paralajmëron largimin nga ambasada e Ekuadorit në Londër
Themeluesi i Wikileaks, Julian Assange , që strehohet aktualisht në ambasadën e Ekuadorit në Londër, ka deklaruar se është gati t’u dorëzohet autoriteteve. Assange ndërkohë vuan nga probleme kardiake. Ai kërkohet nga autoritetet suedeze për një akuzë për përdhumim, por është e pritshme që edhe SHBA të kërkojnë Assange për ta dënuar për publikimin e dokumenteve diplomatike konfidenciale.
Braçe lajmëron: Çështja e Bankës Qëndrore, puna e parë e Kuvendit në shtator
Mes një postimi në facebook, Kryetari i Komisionit Parlamentar të Ekonomisë, socialisti Erjon Braçe bën me dije se skandali në Bankën e Shqipërisë do të jetë çështja kryesore e Kuvendit me nisjen e sesionit të ri. Braçe paralajmëron se në fokusin e punës së komisionit, i cili mund të parashikojë dhe seanca dëgjimore për këtë çështje, do të jenë edhe çështje të tjera, veç vjedhjes së bujshme të 713 milionë lekëve të reja.
Al Savarim nga Kaçaniku, gjithashtu poston një akt ekzekutimi. Thotë se është shok i Muhaxherit
Një tjetër personazh ekstremist, shoku i Lavdrim Muhaxherit i quajtur Saleel al Savarim, gjithashtu nga Kaçaniku, ka shpërndarë disa foto të tmerrshme në Facebook. Fotot janë tronditëse dhe shihet teksa pritet koka e një djali të ri në Siri . Në foto siç vihet re ka dhe spektatorë të kësaj shfaqje të shëmtuar, mes tyre dhe një fëmijë. I mituri ka ndjekur gjithë procesin e ekzekutimit.
a.k
Avokati: Nuk ka asnjë provë ligjore ndaj Agron Canes, gazetarët e përfshirë janë problematikë
Avokati mbrojtës i Agron Canes thotë se arrestimi i klientit të tij është i paligjshëm dhe me prapavijë politike.
Gjergji Imeraj në një intervistë për televizionin “A1 Report”, thotë se, ndaj Canës nuk ka asnjë provë ligjore, por vetëm zhurmë mediatike.
“Arrestimi është i paligjshëm për arsyen se që në momentin e parë, policia gjyqësore, është nxitur nga deklaratat e shtypit të cilat janë të paautorizuara, janë të paligjshme, dhe janë me prapavijë të pastër politike’, thotë ai.