Braçe lajmëron: Çështja e Bankës Qëndrore, puna e parë e Kuvendit në shtator

Postuar në 18 Gusht, 2014 03:45

Mes një postimi në facebook, Kryetari i Komisionit Parlamentar të Ekonomisë, socialisti Erjon Braçe bën me dije se skandali në Bankën e Shqipërisë do të jetë çështja kryesore e Kuvendit me nisjen e sesionit të ri. Braçe paralajmëron se në fokusin e punës së komisionit, i cili mund të parashikojë dhe seanca dëgjimore për këtë çështje, do të jenë edhe çështje të tjera, veç vjedhjes së bujshme të 713 milionë lekëve të reja. “Do t’i propozoj Komisionit të Ekonomisë që sesionin e ri të Kuvendit ta nisë me: analizën dhe nxjerrjen e përgjegjësive ligjore për: Guvernatorin e Bankës së Shqipërisë; Këshillin Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë; inspektorin e përgjithshëm të Bankës së Shqipërisë. Përgjegjësitë në raport me ngjarjen e rëndë të vjedhjes në Bankën e Shqipërisë; Përgjegjësitë në raport me të tjera fenomene të rënda të ndodhura në Bankën e Shqipërisë që kanë ndikimin e tyre në abuzime me pozitat drejtuese, mbingarkimin e strukturës së Bankës, mbushjen e saj me lidhje nepotike e politike, duke cenuar rëndë pavarësinë e Bankës së Shqipërisë”, shkruan kryekomisioneri Braçe. Këtë proces, mazhoranca e sheh si një hap të parë për të realizuar më pas dhe ndryshimet e nevojshme ligjore për mënyrën e organizimit dhe funksionimit të Bankës së Shqipërisë.

 

a.k

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.